Udhëzues për kalim në Çamëri

Libra

Udhëzues për kalim në Çamëri

Idajet Jahaj Nga Idajet Jahaj Më 25 shtator 2019 Në ora: 20:43
Ilustrim

Çamëria s´lypet, Çamëria merret

Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz

Tek ai djep i tokës stërgjyshore

Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë…

( A. Geci, “Dora e Atdheut” )

 

Gjithnjë më ka bërë përshtypje poezia e Atdhe Gecit ( më parë Rrustem Gecit ) për idealin e shenjtë kombëtar.Tërë jetën atij i ka valuar në gjak ky ideal, dhe për çudi, tashmë, dekadat e fundit, ai ka artikuluar qindra dhe mija vargje për këtë kauzë të madhe kombëtare.

 

Mendjet dhe zemrat tona na kanë rezonuar menjëherë, si valë të njejta, me rrezet e dritës së atdheut dhe ato të fushqetave të ylberta të artit poetik. Mu kujtua një poet i shquar nga Kosova, që, para shumë vitesh në Vlorë, tha për poetin vlonjat se ishin njohur " që para lindjes" ! Edhe unë me Atdheun para s´e të lindemi jemi njohur. E vërtetë. Shqiptarët e ndarë padrejtësisht nga faktorët që dihen, vëllazërinë e tyre e ruanin thellë në gjak. Dhe erdhi dita që kjo vëllazëri shpertheu si bijë dielli e atdheu ndriti ne arealin e vet, ndonëse jo i plotë akoma. Kjo vëlllazëri eshte nga fenomenet me madhështore në planet.

 

Çamëri – o tokë shqiptare

je e bimur o shpirt ku je

ti je gjakja e kombit tonë

je Shqipëri e lerë mbi dhé…

( A. Geci, „Trokitje çame“ )

 

Poeti Atdhe Geci ka shkruar për çdo vis të atdheut: për Dardaninë heroike, për Shqipërinë e Mollës së Kuqe; për Iliriadën e shqipen këtej kufirit, për Roganën e tij epiko-lirike e romantike...Por mija vargje të Atdhe Gecit që ia ka kushtuar Çamërisë së përgjakur nga pushtimi dhe gjenocidi i fqiut tonë, Greqisë. Prekshëm, thellë dhe përshpirtshëm i ka kënduar dhe vazhdon ti këndoj Çamërisë ! Eh, sa bukur tingëllon në vargjet poetike të Atdhe Gecit, Thesprotia e lashtë, Pirro Burri i lavdishëmm, heronjtë e Epirit shqiptar nëpër shekuj.

 

Poeti Atdhe Geci, i shkruan himn me shkronja zemre fustanellës çame që ka mahnitur poetin anglez, Bajronin me shokë. Në krijimtarinë poetike të Atdhe Gecit, ai po i këndon me poetizëm shpirtërorë vashave çame aq të hijshme, për legjendat e të vërtetat, për malet e fushat shqiptare , te cilat janë nën shtetrrethim e okupim nga fqiu ynë gjenocidist.Vargu i poetit Atdhe Gecit lëshon piskama poetike, shkulme atdhetare, gjëmon, ulëret, për të drejtat e kësaj pjese të kombit të shumëvuajtur shqiptar. Dhe, thotë: "Një varr në Çamëri është ëndërra ime“! Plaga e Çamërisë për Shqipërinë dhe atdheun tonë dhemb.

 

Shqiptarët për Çamërinë s´ndalen. Evropa duhet ta dëgjojë këtë zë, këta zëra, këtë gjëmim të drejtash dhe klithmat e një populli të tërë. Titullin e këtij shkrimi „Udhëzim për Çamërinë“, e kam marr nga libri i Atdhe Gecit, „Kalim në Çamëri“. Atdhe Geci ( më parë Rrustem Geci ) është Shpallës i Republikës së Çamërisë në Egzil, është autor i Himnit të Çamërisë, botues i Kushtetutës të Republikës së Çamërisë, dhe autor i librit, Rilindja e Republikës së Çamërisë. Poeti Atdhe Geci „Himnin e Çamërisë“ e filigranoi bukur!

 

Çamëri, zemër shqipërie,

Zëri i nënës më troket,

Guri i gjyshit atje brenda

Ngrihu, o bir, më thërret!

( A. Geci, „Trokitje çame“ )

 

Është klithmë, lebeti, kushtrim. Është një pushkë ndërgjegjeje që ta dëgjojë Evropa e të drejtave njerëzore. Atdhe Geci e përndritë këtë kushtrim në mija vargje. Ai numëron në shkrime edhe kilometrat e tokës shqiptare në Grqi, numëron detin, malet, kodrat. Një poezi e pafundme ravijëzon në valët e tij poetike. Dhe vargjet e Atdhe Gecit ( më parë, Rrustem Gecit ) kanë veçorinë e meditimit historik, të nëntekstit poetik, të lakonizmit vargëzues. Atdhe Geci loz thjesht me vargjet, por me thellësi filozofike e sociale. Poeti Geci e ndienë shpirtin e kohës dhe me shkronja zemre shkrua;

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit

Me vaj të zemëruar të kësaj kohe

Nga Mollë e Kuqe e poshtë Pargës

shqiptarët kërkojnë një bashkështet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat