Libri shqiptar për Bosnjën promovohet në Sarajevë

Libra

Libri shqiptar për Bosnjën promovohet në Sarajevë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:03
Pamje nga promovimi i librit

Libri i ri "Bosnja: Nje pikepamje nga "Tirana" u promovua ne Sarajeve nga "Qendra ballkanike e analizave dhe studimeve". Merrnin pjese personalitete te jetes kulturore, akademike e politike te Sarajeves, studjues, studente, perfaqesues te trupit diplomatik dhe te mediave lokale dhe nderkombetare me seli ne kryeqytetin boshnjak.

Ndodhej dhe ambasadori i Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi, Sh.T.Z.Nusret Cancar, ambasadori i Maqedonise se Veriut ne Sarajeve, Sh.T.Z.Ekrem Ebibi, konsulli i nderit i Shqiperise ne Bosnje dhe ish ambasador i Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi, Muharrem Zejnullahu, etj. Fjalen kryesore e mbajti ish Kryeministri i Bosnje-Hercegovines, Edhem Bicakcic, i cili theksoi se libri i ambasadorit Shaban Murati eshte nje ngjarje e rendesishme kulturore dhe kontribut i madh ne bashkepunimin midis dy popujve.

Ai analizoi me hollesi vlerat e librit per Bosnjen dhe tha se libri ndricon te vertetat e ceshtjes boshnjake nga kendveshtrimi i rendesishem shqiptar dhe perben nje dokument te ri shume te vlefshem per gjithe diplomatet dhe studjuesit, qe merren dhe do te merren ne te ardhmen me ceshtjen boshnjake.

Dr.Sedat Beshlija, drejtor i departamentit te studimeve ne "Qendren Ballkanike te analizave dhe studimeve" ne fjalen e tij u ndal ne vlerat shkencore te librit dhe nenvizoi se libri behet nje reference e nevojshme per studimet dhe studjuesit e temes boshnjake.

Ne promovim pershendeten edhe kryetari i Fondacionit "Alsar" Mehdi Gurra, dhe kryetari i Shoqates "Tirana", Arben Tafaj, te ftuar ne promovim nga "Qendra Ballkanike e analizave dhe studimeve".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat