​Trego kujtimet që i ke me Prishtinën dhe bëhu pjesë e librit që botohet pas pandemisë

Libra

​Trego kujtimet që i ke me Prishtinën dhe bëhu pjesë e librit që botohet pas pandemisë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me librarinë Dukagjini dhe organizatën ETEA, kanë hapur thirrjen “shkruaji Prishtinës”, ku çdo qytetar, përmes poezive apo tregimeve mund të shprehin kujtimet dhe dashurinë për Prishtinën. Krejt këto, pas pandemisë do të botohen në një libër.

Në kohën kur Kosova po përballet me përhapjen e koronavirusit dhe njerëzit gjenden në izolim në shtëpitë e tyre, është menduar një mundësi të kalohet më mirë koha duke marrë pjesë secili qytetar në krijimtari letrare.

Aktiviteti në fjalë është menduar si mundësi e mirë për të sfiduar monotoninë dhe izolimin në shtëpi që po ndodh si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Dashurinë, përjetimet dhe çdo që ju lidhe më kryeqytetin, mund t’a shprehni përmes poezive apo tregimeve, dhe ato do të publikohen çdo ditë, filluar nga sot, në grupin e rrjeteve sociale “#rriNshpi me neve”.

Madje, pas pandemisë, të gjitha do të botohen bashkë në një libër.

“Tekstet e dërguara, fillimisht do të dizajnohen dhe do të publikohen çdo ditë, që nga data 27 prill, në grupin e rrjeteve sociale ‘#rriNshpi me neve’ dhe 3 autorët - shkrimet e të cilëve marrin më shumë pëlqime - do të përfitojnë libra nga libraria Dukagjini. Pas normalizimit të situatës aktuale, organizatorët planifikojnë të botojnë librin me dyzet (40) shkrimet më të mira i cili do të promovohet në një ngjarje publike të organizuar enkas për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e organizatës ETEA.

Në njoftim thuhet se iniciativa ka lindur si pjesë e shumë aktiviteteve kulturore që Komuna e Prishtinës është duke i organizuar gjatë kësaj kohe të pandemisë.

“Në thirrjen e publikuar kërkohet që aplikuesit t’iu përmbahen disa kritereve. Të tilla janë: përcaktimi për njërin nga zhanret letrare si poezi apo tregim; poezitë të mos jenë më të gjata se 1,000 karaktere ndërsa tregimet deri në 2,200 sosh; dialekti sipas vullnetit individual; dhe, në fund shkrimet të dërgohen në adresën elektronike të organizatës ETEA më së largu deri më datë 02 maj 2020”, thuhet tutje në njoftim.

Ngjarje të tilla u ofrojnë mundësi personave që të dërgojnë përpara aftësinë e tyre në krijimtari letrare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat