Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor - Bota Sot
Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Libra

Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Më: 28 maj 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së koronavirusit, vendosi sot Bordi Mbikëqyrës i panairit.

“Këtë vit është më e rëndësishme se kurrë që të zhvillohet Panairi i Librit në Frankfurt”, tha drejtori, Juergen Boos.

Panairi i Librit i Frankfurtit daton që nga viti 1949.

Në vitet e mëparshme, më shumë se 300 000 vizitorë mblidheshin në Frankfurt për të parë rreth 7 500 ekspozues nga më shumë se 100 vende.

Organizatorët e panairit thanë se janë në diskutime se si do të garantohet siguria e vizitorëve, ekspozuesve dhe punonjësve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat