Refik Havolli në botimet e Bukureshtit - Bota Sot
Refik Havolli në botimet e Bukureshtit

Libra

Refik Havolli në botimet e Bukureshtit

Nga: Baki Ymeri Më: 3 qershor 2020 Në ora: 19:16
Refik Havolli

Refik Havolli u lind më 10 Qershor 1967 në fshatin Llapashticë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme (gjimnazin) në Podujevë. Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ku mori gradën Inxhinier i diplomuar i makinerisë. Po ashtu, me sukses shumë të lartë, i kreu edhe studimet pasdiplomike, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë në Departamentin e Prodhimtarisë dhe Automatizimit, Drejtimi i Teknologjisë së Prodhimit.

Ndërsa, studimet e doktoratës i kreui në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku ka fituar titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Ka marrë pjesë aktive në shumë seminare, konferenca dhe trajnime, ku ka qenë i nderuar me dhjetra çertifikata si trajner me renome ndërkombëtare. Ka treguar aftësi menaxheriale në ndërmarrjen Albi-Commerce (5.09. 1990-31.12.1992). Ka treguar aftësi në udhëheqjen e ndërmarrjes Passable që nga themelimi (12.12.1992) deri më sot. Passable ka të punësuar momentalisht mbi 60 punëtorë. Eshtë profesor në marëdhënje të rregullt të punës Në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional "Globus". Zt. Havolli ka publikuar disa punime shkencore në revista ndërkombëtare, kryesisht nga fusha e ekonomisë. Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore.

Sa ishte nxënës, botoi shumë poezi në revistat e kohës. Gjatë luftës shumë dorëshkrime iu dogjën. Disa nga ato që i shpëtuan, ndodhen në librin e tij ”Ëndërr buzë lumi” (Prishtinë 2015) si dhe në revistën “Shqiptari” (Bukuresht 2016). Gjatë këtij viti (2020), ky krijues letrar dhe biznismen i suksesshëm, prezantohet në Bukuresht me dy numra me nga 100 faqe të revistës “Shqiptari”, me burime biobibliografike, me një intervistë dhënë postit Radio Kosova e Lirë, me një fotodokumentacion të pasur, si dhe me disa studime shkencore kushtuar ekonomisë dhe biznesit, të përkthyera në gjuhën rumune, si: “Konflikti në biznes”, “Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga shekulli i 15-të deri në ditët e sotme”, Përdorimi i marketingut digjital”, Trendet botërore që prodhohen në Serbi dhe efekti i taksës 100% për importet e tyre në Kosovë-Ulqin-Shkup”, “Negociimi në ekonomi dhe diplomaci si dukuri globale”, etj.

Poashtu, gjatë këtij viti, prezantohet edhe me librin “Me flatra shqiponje”, së bashku me poeteshën rumune Florica Gombos.  Përndryshe, Zt. Refik Havolli është themelues dhe drejtor i ndërmarrjes "Passable".

Maturantët dhe dashuria

 

Këta maturantët

i mbyti nostalgjia

vonë u ra ndërmend

ç’është dashuria.

 

Nëpër kafiq e kafiter

gotat imbushin me pije,

flasin për dashuri

oh sa u ka hije.

 

Të tjerëve u ndreqin punë

kjo u duket si lojë,

të tjerët dashurohen

ata ngelim me gishta në gojë.

 

Ata nuk kan Mercedes,

ata nuk kanë deviza,

ata nuk dinë për interes

andaj i sulmon “kriza”.

 

Disa professor

mjaft me dinakri

në vend të mësimit

flasin për dashuri.

 

Këto karakteristika

“dashuria” i ka sot

e në romane ata

besuan kot, kot.

 

Dikur e sot

(Si ishte femra dikur)

 

Gruaja me burrin donte

Të ket barazi,

Të mos mbante

Qershaf të zi.

 

-Qershafi është për grua

kështu burrat thonin,

-Unë ty të dua

por se prish zakonin.

 

Femra ishte vërtet e gjorë,

nuk mund të bënte qëndresë,

burri fatin e saj e kish në dorë

e ajo jetonte me shpresë.

 

Femra për fatin e saj të lig

Një fjalë donte ta thotë,

Por atë e merrnin të kot

“ti je qikë s’të pyet kush dhe pike”.

 

Shumë vasha të mira

me zemra plot dashuri,

kishin fate të vështira

kot kishin ëndërruar tjetër ardhmëri.

 

Kur nëna vajzë lindëte

dhe fryti i saj shijonte kët botë ,

fatin e saj mire e dinte

dhe e qante me lotë .

 

Kjo ishte historia e gruas përpara

Sot ndërton ardhmërin me duartë e arta.

Kur lind vajzë e kur lind djalë

Gëzimin e ka të njejtë dhe të njejtën fjalë.

 

Të burgosurit politik

 

Të akuzuar si kunderrevulucionar

e vërtrta është se ata janë shqiptar,

Të akuzuar për sabotim

e vërteta ata luftuan për çlirim.

 

Të akuzuar për nacionalizëm

të akuzuar për konspiracion,

e vërteta në zemër kanë patriotizëm

dhe dot asjë si ndalon.

 

Të akuzuar për iredentizëm,

të akuzuar për tradhëti,

e vërteta përhapen shqiptarizëm

dhe për shqiptarër donin liri.

 

Të mbyllur qëndrojnë me vite në qeli

asnjëri s’u zmbraps nga ideja për liri,

dhasht zoti një ditë të jemi të organizuar

me forcë nga burgu kemi për ti liruar.

 

Trojet shqiptare në Jugosllavi

me gjak do t’i çlirojmë

dhe të gjithë armiqët e zi

pa mëshirë do i sulmojmë.

 

Dita e Pavarësisë

 

Atmosfera festive

na sjell lotët e gëzimit,

lavdi për këtë ditë

Zahir Pajazitit.

 

Për jetë do të duam

Kosovë e dashur ty

për dëshmorër e rënë

kudo parulla (motoja) ”Bac, u kry”.

 

Me shekuj shqiptarët

për kitë ditë kanë luftuar,

dhe ne jemi të parët

që sot duhet kremtuar.

 

Në shesh janë mbledhur

me mijëra shqiptar,

në qiell janë hedhur

pëllumbat e bardhë.

 

Në fëtyra nuk shifet hidhërimi

nihet fryma e atdhedashurisë

është kjo ndjenjë gëzimi

e mburrjes dhe e krenarisë.

 

Në fëtyrat e njerzëve shifet lumturi

Kosova është tepër krenare,

dhe shpirtërat e të rënve për liri

të qetë prehen në varre.

17.02.2008

Kushtetuta 

 

Kushtetuta e Kosovës

është si Bibël e Kuran,

për mbrojtjen e rregullave të saj

shqitarët bëhen kurban.

 

Me Kushtetutë garantohet

sovraniteti e integriteti,

me të mbrohet

pasuria, jeta dhe shëndeti.

 

Me të vëhen rregulla,

nuk lejohen padrejtësi

si në kulm kur vëhen tjegulla

për të mos hyrë lagështi.

 

Me të denohet krimineli,

me të mbrohet nderi

me të luftohet korupsioni

me të ndalon agresioni.

 

Kushtetuten kush nuk e respekton

shumë shpejt ka me u pendue

se atëdheu do ta mallkon

dhe s’ka kurr për tu gëzue.

 

Nëse Kushtetuta zbatohet me përpikri,

nëse regullat pranohen me krenari,

nëse zbatohet me burrëri,

s’do ketë gabime por vetëm drejtësi.

15.06.2008

Luftuan heronjtë,

e shfrytëzojnë matrapazët

 

A ka dikund të ketë ngjar vallë

nuk besoj as në përrallë

që dezërtorët dhe matrapazët

të shpallën luftëtar.

 

Kjo është e turpshme, ofendim dhe mekat

kjo është edhe krim,

të japës 2 mijë euro një natë

të shpallës luftëtar e trim.

 

Matrapazët janë të rrezikshëm, të këqinjë

Sa ne nuk mund ta paramandojmë

Prandaj kohët po vijnë

Që ne t’ demaskojmë.

 

Në lista pash një armik

që është tenderoman kronik,

I lënduar vërtet do të jem

sepse listat janë fryrë ekstrem.

 

Matrapazët nga situata përfitojnë

shumë të mira e benificione,

invalidët e luftës ende lëngojnë

për proteza, ushqim e racione.

 

Fjala dhe kënga

 

Janë daulle ëmbël tingëllojnë

si lule prilli botën shijojnë

janë ninulla nënën gëzojnë

si valë lumi dashuri ofrojnë.

 

Koha nget e nget gjithmonë

e jeta nuk është e pambarim

ylber kënga ylber fjala

shall në qafë të lumit tim.

 

Urrejtjen s’e kanë shok fare

se harresën e kanë mëri

ata që jetuan a ranë trimërisht

fjala e kënga i lind përsëri.

 

Pagëzojnë lindje, gjykojnë vdekje

nga guaska buzë lumit tim

i pashë në ëndërr duker lozur

e shiu më zgjoi me ngazëllim.

 

Një zemër veç dashuri

 

Në analet e kronikat e kohës, në lashtësi

bibunë e bagunë rrinë bri n'bri

por nuk janë në hap me mua, as me ty

se kënga e gjinkallave i mban nën dry.

 

Le të thuhet plot pezm

se Kali i Trojës ec me krenari

kur sheh se Liburna fundoset

Prometeun e fyen me trokun e tij.

 

Via Egnatia më shpuri jo gabimisht

në Porto Romano me ëndërr në sy

seç më kapi një kollë e keqe

por në zemër ndiej veç dashuri.

Dikush këngë

Dikush elegji

Të ndryshme njerëzit i kanë huqet…

dikush ndjek njerëzit, të tjerët kolltuqet

dikush përcjell e dikush pret

dikush ndalet e dikush nget.

 

Dikush nga pleshti dhjam nxjerr

dikush lesh e dikush mend tjerr

dikush i bie fyellit, dikush ia ndërron gishtat

dikush i do delet, dikush i do bishat.

 

Dikush i do këngët, tjetrit i lë elegjitë,

dikush e do verën, dikush i do fëmijët

dikush si zvarranik zhagas marshon

dikush si lejlek lart fluturon.

 

Dikush qesh dikush qan

dikush lëpihet e dikush han

dikush mjel, dikush milet

ah, si s’paskan fund këto hilet!

 

Kolovajzë kësaj i thonë

Kur s’e njeh qeni të zonë.

 

Mësuesit e mi

Që duhet dashur, që duhet urrejtur

kur duhet të mbahem zgjuar e kur fjetur

si duhet jetën për ta jetuar

këto BABAI m’i ka mësuar.

NËNA më mësoi ta dua jetën

të mbaj pastërti

të them gjithherë të vërtetën

të jem së pari njeri.

GJYSHI më mësoi sa ngjyra i ka ylberi

ç’është turpi, ç’është nderi

si bien trimat, ç’është historia

ç’është mjerimi, ç’është urtia.

GJYSHJA ime çdo natë

më tregonte nga një përrallë

e më puthte shpeshherë në ballë

kështu zhvillohesha në imagjinatë.

MËSUESI më mësoi ta dua librin

sa shkronja ka alfabeti

ç’është natyra, ç’është shoqëria

ç’është sëmundja, ç’është shëndeti.

 

MOTRA më mësoi shumë lojëra

si duhet të sillem me shokë

të mos lahem pa ditur not në ujëra

të mos bëhem nga mendja malok.

 

Më ëndërr për dore

Me parmendë në dorë

që me t’u gdhirë

sa mundet në arë

lëron bujku i mirë.

E do mu si veten

arën që e punon

përrallave të tij në mbrëmje

hëna me vetull seç ua bën.

- Është kënaqësi e madhe

arën ta punosh

e nga djersa jote

edhe të jetosh.

Ky është ai bujku

që me djersën e vet

në ëndërr ka krijuar

tërë një qytet.

 

Kur vjen pranvera

Dimri nga pranvera

më në fund u mund

natyra nga dëbora

ngadalë seç u shkund.

Nga pushteti fare

dimri u përmbys

pranvera ngadhënjimtare

mbi të seç u ngrys.

Pranvera e bukur

solli lule e behar

bujkut të gëzuar

punët i venë mbarë.

Po, na erdhi pranvera

ne sot kemi festë

veriu si përhera

më s’po bën protestë.

Për pranverën sot

në çdo kohë dhe vend

jehon kënga - jo kot

plot dëshirë e gazmend.

 

Pranvera më kap për dore

 

Lulet i ringjall pranvera

dielli gojën vesh më vesh

me tak e tuk çukapikthi

seç na i bën drurët përshesh.

Bujkut në arë i ndrit fytyra

puna kudo gumëzhon

e bariu ndër livadhe

keci kecin seç e gëzon.

Këngëtari ia thotë këngës

bilbili këndon

dallëndyshja bishtgërshër

folenë ndërton.

 

Vera

Kur vera e ngrohtë vjen

pleqtë rëndom rrinë nën hije

fëmijët shumë gëzohen

në lumë si peshqit freskohen.

Muratori bën ndërtesë

të fortë si kala me gurë

bujkut i pikojnë djersë

në ara duke korrë grurë.

Bleta punëtore mjaltin

e grumbullon në hoje

zogjtë e bukur pinë

ujë të ftohtë në kroje.

Qengjat e mirë

në lëndinë kullosin

fëmijët me dëshirë

mu pranë tyre lozin.

Në këtë stinë natyra

është e lulëzuar

prandaj për të gjithë

është e dëshiruar.

 

Vjeshta

Jehon kënga në arë

askush nuk po hesht

se duhet punuar –

kësaj i thonë vjeshtë!

Kënga e punës jehon

në fusha e bregore

bujkun puna e gëzon

në arat pjellore.

Kështu kur vjen vjeshta

puna shtohet në vreshta

besa edhe nëpër ara

atje ku hidhet fara!

Koha kalon, kalon

mu si lumi që rrjedh

frutat e fundit

bujku kudo i mbledh!

Andaj puna e njerëzve

pa masë na gëzon

vetëm ikja e shpezëve

sikur na pikëllon!

 

Shtatori

Me libra ndër duar

nxënësit nisen për në shkollë,

prindërve u janë zotuar

se do të jenë shembullorë.

- Ejani fatosa të mirë

kështu i thërret shkolla,

nxënësit shkojnë me dëshirë

faqeskuqur sikur molla.

Në shtator bën shumë vapë

po nxënësit nuk ndalojnë,

në shkollë shkojnë me vrap

se duhet të mësojnë.

 

Dëshirat për vitin e ri

Dua zogjtë të fluturojnë të lirë

dua folenë ta kenë të mirë

dua dielli të shndritë mbi botë

dua njeriu të mos ketë kurrë lot.

Dua paqja, liria, e vërteta

kudo të mbretërojë

lufta, gënjeshtra

të mos ekzistojë.

Dua njerëzit në mes vete

të kenë lumturi,

banorët e Afrikës - më pak uri

bota - shumë më shumë dashuri.

Dua dielli më tepër të ndriçojë

në zemrat e njerëzve mbarë

errësira të mos sundojë

të sjellë ujë çdo burim i tharë.

Dua të gjithë nxënësit

të marrin vetëm pesa

të mos skuqen përpara mësuesit

nga turpi të mos u pikojë djersa.

Dua që e liga mizore

të mos ekzistojë fare

dua të bëhem babadimër

unë kësaj radhe.

 

Vendlindja ime

Vendlindja ime

është shumë e mirë

si ndonjë trime

ndërtohet e lirë.

Mbretëron sot hareja

vendlindja përparon

me shtëpi të reja

shtatin hijeshon.

Vendlindja ime

zbukurohet e rritet

të bëhet qytet

së shpejti pritet.

Nga vendlindja ime

mësues, mjekë e inxhinierë

të gjithë të lumtur

sot punojnë me nder.

Image
Refik Havolli në botimet e Bukureshtit
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat