U promovua libri me titull: “Gëzimet tona”, nga autorja Maida Salihu

Libra

U promovua libri me titull: “Gëzimet tona”, nga autorja Maida Salihu

Nga: Rrahman Hyseni Më: 10 tetor 2020 Në ora: 22:37
Maida Salihu

Sot jemi mbledhur në gëzim për familjen, mësuesen,shoqet dhe shokët që na dhuroi Maida Salihu me këtë përmbledhje të poezive.

Maida Salihu është e lindur më 29.07.2010 në fshatin Shoshajë e Poshtme, komuna e Preshevës. Tashmë vijon mësimet në klasën e katërt në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe është nxënëse e shkëlqyeshme.

Propozimin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe Sadat Agushi, i cili m'i përcolli poezit e Maidës, i lexova dhe nuk mendova dy herë nga dashuria që kam për rininë dhe në veçanti kur shfaqen me talentin e tyre.

Përmbledhja me poezi “Gëzimet tona” është libri i saj i parë.

Ajo tregoi guximin, arsyeton suksesin e shkëlqyeshëm në shkollë, krenari për familjen, mësuesen në rend të parë.

Poezitë që tani janë para nesh, si: Kush tjetër, Mund të jetë, Veç ti nënë, autorja përshkruan qenien më sublime në botë me emrin nënë, ndërkaq me poezinë

Babai është mësimi, Ne jemi e ardhmja e tij… përsiat fjalët, herë i bëhen jetë e herë e ardhmja

Në poezinë me temën

Për ty mësuese,më pëlqen të shkruaj

vargje të bukura

mësuesit janë figura kryesore.

Ndërkaq, në pamundësi për të ndryshuar diçka nga jeta reale poeti/ja zihet me vargun e tij/saj siç është poezia në këtë libër

Ndriço vendin tonë!

Për të drejtat e njeriut.

Vetëm dhjetëvjeçare ajo në poezitë e saj përfshin përditshmërinë, familjen shkollën mësuesen, shoqet qytetin dhe gjithçka nga jeta.

Kjo do thotë se përkushtimi i saj qysh në ktë moshë tregon se ka rrugëtim të mirë, por pa dyshim i gjatë dhe jo i lehtë dhe ne i dëshirojmë vetëm të mira…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat