17 vjeçarja Mehreme Goliqi nga Lipjani, autore e tre librave

Libra

17 vjeçarja Mehreme Goliqi nga Lipjani, autore e tre librave

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:13
17 vjeçarja Mehreme Goliqi nga Lipjani, autore e tre librave
Frymëzim për shkrime kam pasur qysh në fëmijëri, rreth moshës 13 vjeçare kam fillu me shkrime kurse në moshën 15 vjeçare i kisha 3 libra të përfunduar, dy të cilat i kam botuar, pra "Fuqia e fjalës" dhe "Arsimtarja Meritë" ,këtë të fundit që e kam shkruajtur për dy muaj në moshën 15 vjeçare. Libri tjetër që e kam shkruajtur gjatë asaj kohe nuk është i botuar ende sepse ajo do të përfundon s Novelë. Libri "Nëna" të cilin e kam shkruajtur për 5 ditë, ka shkrime të Mehremes si 16 vjeçare.

Libri "Arsimtarja Meritë" është ëndrra ime e parë që e kam realizuar. Aty unë shpreha forcën e arsimtares sime të gjeografisë Meritë Pireva Hajdini si shkak që ajo do ta kalonte një vështirësi me shëndetin që e kishte dhe do të kthehej prap në shkollë për t'i gëzuar nxënësit me mësime. E veçanërisht mua.

Libri "Nëna" është libri i dytë që e kam botuar dhe është shkruar për 5 ditë. As fjalët e dijetarëve më të mëdhenjë nuk do të mjaftojnë për të shkruajtur për nënën mirpo unë u mundova të përfshij shumicën e temave që kanë lidhje direkte me nënën.

Libri "Fuqia e fjalës" është libri i tretë dhe i fundit deri më tani. Ky libër përmbanë tregime me një mesazh edukues në fund. Ajo që më së shumti më ka lënë përshtypje për këtë libër është se redaktori i librit Raif Gashi më tha se janë shkrime ndryshe nga bota e 17 vjeçarëve sot dhe u mahnit shumë, kurse  unë këtë libër e kam shkruajtur kur kam qenë 14 vjeçare.

Mesazh për të gjithë ata që lexuan këtë shkrim, anoni nga gjërat e mira dhe pozitive.

Kush do që dëshiron me i pas librat mundet me i porositë në librarinë Dukagjini por mundësia është të më shkruani në rrejte sociale gjithashtu. 

Faleminderit për kohën e juaj, qofshi të shëndetshëm!

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat