Vepra e autores italiane, Elena Ferrante përkthehet në shqip

Libra

Vepra e autores italiane, Elena Ferrante përkthehet në shqip

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:54
Foto Ilustrim

Raftave të lexuesve shqiptarë tanimë iu është shtuar edhe një vepër. “Jeta e gënjeshtër e të rriturve” nga Elena Ferrante përkthehet në shqip nga Agim Doksani.

Shkrimtarja italiane është romanciere e njohur dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Madje revista “Time” e ka vlerësuar në vitin 2016 Ferrante si njërën nga 100 njerëzit më me ndikim.

Fatmirësisht, vepra e saj tanimë mund të lexohet edhe në shqip falë përkthimit të Agim Doksanit. Tematika e këtij romani shtjellohet në Napoli, nga vendi ku autorja edhe ka krijuar personazhet që me kalimin e kohës nxjerr prej tyre mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin për të përligjur veprimet e veta.

Personazhi kryesor i veprës “Jeta e gënjeshtër e të rriturve” është Xhovana, një vajzë adoloshente. Në libër përshkruhet transformimi i saj fizik, gjegjësisht kalimi i fytyrës së bukur fëmijërore në një pamje të një adoloshenteje krejtësisht ndryshe. Ajo kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit.

Dashuria është një ndër tematikat e përmendura në libër, e cila shpesh di të ngatërrohet me marrëdheniet intime, me ç’rast personazhet humbasin aftësinë e gjykimit.

Me mjeshtërinë e lapsit të saj, Ferrante vë përballë njëra-tjetrës klasin dhe vlerën, fenë dhe besimin, besnikërinë dhe sekretet, seksualitetin dhe virgjërinë si mënyra për të humbur dhe për të fituar pushtet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat