Nacionalizmi, patriotizmi dhe shqiptarët

Libra

Nacionalizmi, patriotizmi dhe shqiptarët

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 25 prill 2021 Në ora: 08:21
Ballina e librit

Në diskursin shkencorë hasim se nuk ekziston një pasqyrim i unifikuar nga teoricienët për nocionin e nacionalizmit dhe patriotizmit. Një palë mendojnë se këto dy terme janë sinonime dhe se, në thelb, nacionalizmi është “dorë” e zgjatur e patriotizmit, dhe pala e dytë shohin qartë ndryshimin mes këtyre dy kuptimeve, se patriotizmi është ndjenjë e pastër e dashurisë ndaj atdheut, ndërsa nacionalizmin si mbivlerësim të kombit vetuakan mbi të tjerat kombe, dhe me një prezencë ndjesie të animozitetit dhe minimizimit të kombit tjetër.

Në portalet shpesh hasim shkrime dhe opinione kryesisht me termin nacionalizëm, si “nacionalizmi shqiptarë”,” Balli kombëtar kishte nacionalizmin …”.Lidhur me këtë do bëhet një përpjekje për të shfaqur sa më shumë ide për të kuptuar këto dy kuptime, nga qasja personale po më tepër mbështetur nga grup teoriticientësh, të cilët megjithatë tregojnë se nacionalizmi dhe patriotizmi nuk janë një.

Definimi i nacionalizmit si dukuri pozitive

Nacionalizmi, në thelb, praqet lidhjen dhe ndjesinë ndaj kombit dhe shtetit që kemi. Kuptimi mbështetet në doktrinën e lëvizjes politike sipas të cilës kombi është i definuar në konturën e përkatësisë etnike dhe kulturës nacionale, që mban të drejtën e konstituimit të shtetit të pavarur sovran bazuar në historinë.

Themeli social dhe psikologjik i nacionalizmit është formimi dhe përforcimi i identitetit nacional si dhe zgjimi dhe forcimi i identitetit nacional për homogjenizimin e kombit dhe forcimin e shtetit nacional. E kundërta, rastet ekstreme të nacionalizmit ndaj ati pozitv, si sentiment qojnë  drejtë shovinizmit.

Definimi i nacionalizmit si dukuri negative

Këtu nacionalizmi paraqitet në formën e vetëdijes nacionale duke paraqitur ndryshimet mes kombit të vetë dhe kombeve tjera. Paraqitet me paragjykimet ndaj grupeve tjera etnike, dyshimet dhe nënvlerësimin e trashëgimisë së kombeve tjera. Kështu mbetet në atë egoizmin duke shpërfaqur edhe agresivitetin dhe jotolerancën ndaj interesave ekonomike, sociale dhe politike të kombit tjetër.

Tregon përpjekjen e realizimit të pozitës së privilegjuar për kombin e vetë në hapësirat e caktuara, bazuar në shkathtësitë e “veçanta” dhe misionit ndaj rajonit. Kjo si një përpjekje që të korrigjohen “padrejtësitë” që i janë bërë kombit nga faktorë dhe rrethana historike të ndodhura.

Nacionalizmi negativ, në brendi nuk mban raport pozitiv ndaj kombit. Nuk ka nacionalizëm të butë dhe nuk ekziston nacionalizëm liberal. T ë gjithë nacionalizmiat si nocion janë të dëmshëm dhe negativ. Nacionalisti, jo vetëm që nuk gjykon krimet e shkaktuara nga ana e tij po edhe i neglizhon. Këtu kemi rastin konkret me Serbinë. Kaluan edhe 21 vite dhe sot mohojnë masakrën e Reçakut, Izbicës dhe vend masakrat tjera të të shumta të kryera gjatë luftës në Kosovë.                         

 E gjithë kjo, sipër në kontekstin për nacionalizmin negativ, pa hamendje mund t'i adresohet nacionalizmit dhe shovinizmit serb, shtuar edhe hegjemoninë me një animozitet njëqindvjeçar ndaj ne shqiptarëve, me sediment të fashizmit. Nacionalizmi negativ ekstrem është Projekt nacional i kahershëm i Serbisë, dhe ashtu duhet kuptuar pa asnjë dyzim.

Nacionalizmi serb përmban sedimentin e nacionalizmit ekstrem të udhëheqësve të Lëvizjes ultra të djathtë – totalitare të Adolf Hitler dhe Benito Mussolini.

Hitleri në „Mein Kampf“, në kapitullin “për kombin” shkruante: „Ndjenja e nacionalizmit është ngritje, e shenjtë dhe ndjesi e çmuar e dashurisë ndaj kombit të vetë,.. kur kjo të arrin tek zemra, atëherë shpërthen zjarr  fuqishëm për përkatësinë nacionale,.. dhe ai popull e vë kombin para dhe mbi të gjithëve,.. Dhe një thirrje për të gjithë të rinjtë: djalosh gjerman përgatitu për detyrë të shenjtë të bëhesh ushtarë gjerman, vajzë gjermane përgatitu për detyrë të shenjtë të jesh Gjermania,..”

Kur mendojmë dhe diskutojmë për kombin dhe nacionalizmin, nuk mund të anashkalohet fakti, faktet të cilat na tregojnë se dy themeluesit e lëvizjes ultra të djathtë ishin edhe protagonistët të ideologjisë nakarade shoveniste dhe raciste. Kështu dhe Serbia gjithnjë nacionalizmin e kishte si bazament të ideologjisë së shtetit.

Kuptimi i patriotizmit: Patriotizmi është  tërësia e  ndjesive të sinqerta dhe të fuqishme e dashurisë ndaj atdheut. Thënë shkurt patriotizmi, është dashuria ndaj atdheut. Kështu atdhedashuria mbështetet në respektin ndaj popujve tjerë dhe kulturës, dhe me një ndjesi të fuqishme ndaj kulturës nacionale së vetë. Etimologja e kuptimit patriotizëm në gjuhën tonë vije nga gjuha latine, nga fjala patria që nënkupton atdheu, edhepse fjala origjinale rrjedhë nga greqishtja patrios, që do thotë prejardhje, përkatësi. Po, kush janë atdhetarët? Kështu mund të themi se patriotët janë personat që duan popullin dhe vendin e  vetë, po dhe që kanë të ngritur vetëdijen nacionale dhe identitetin nacional të formuar.

Sipas definicionit, patriotizmi paraqet tërësinë e atyre ndjesive të sinqerta të dashurisë, respektit dhe asaj që na lidhë me popullin tonë, shtetin nacional dhe tërësinë territoriale, historinë nacionale, kulturën, traditën, simbolet nacionale si dhe institucionet autentike nacionale nga sfera e politikës, mbrojtjes, sportit, arsimit, shkencës, kulturës dhe religjionit. Detyrë tjetër patriotike është lufta për lirinë e popullit të vetë, sovranitetin dhe tërësinë teriteriale, si dhe në fushën e vetë të veprimit politik në jetësimin e interesave nacionale, ruajtjen e kulturës nacionale dhe arritjen zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomikë nacional.

Patriotizmi mund të kuptohet edhe si shprehje e përkatësisë të mbrojtjes së themeleve demokratike, të drejtave dhe lirive të njeriut dhe vlerave tjera që emërtohet si “Patriotizëm kushtetues”. Nuk është e pazakonshme, edhe tek ne në Kosovë, shfaqja e “patriotizmit” me qëllimin “për shtetin” ku fshehën grupet kriminale në formën e krimit të organizuar. Këtë e kishim për 20 vite. Me këtë mjegullohen tërësisht tendencat dhe aspiratat tjera, duke i hedhur hije të keqe krenarisë kombëtare  dhe patriotizmit.

Llojet e patriotizmit:

Patriotizmi shpesh ndahet në atë minimal, apolitik apo parapolitik.

Patriotizmi  minimal dhe  apolitik u përshkruhet personave që thonë se duan  vendin dhe kujdesen për të, por që nuk  do kyçen në rrjedhat e jetës politike. Pos këtyre kishim edhe Patriotizmin Kushtetues që rrjedhë nga mendimtarët gjerman, ndër më të njohurit është Jürgen Habermas.

Raporti mes nacionalizmit dhe patriotizmit

Georg Orvel, në eseun e vetë, të shkruar para 66 viteve, bënë të qartë dallimin mes nacionalizmit dhe patriotizmit, duke thënë se këto dy kuptime nuk duhet ngatërruar. Duke thënë se: “Nacionalizmin nuk duhet ngatërruar me patriotizmin... Nacionalizmi megjithatë është i pandashëm nga dëshira për pushtet.

Qëllim i çdo nacionalisti është që të grabis sa më shumë fuqi dhe prestigj, jo për veten e tij por për kombin apo për ata që e kanë zgjedhur dhe të shkrijë individualitetin e vetë”

Nacionalizmi si kuptim, është më i gjerë se patriotizmi, ngase pos shtrirjes që bëjnë bashkë nganjëherë edhe mund të bien ndeshë apo konflikt. Se kjo qëndron, ka treguar shembulli i Bashkimit Sovjetik, RSF Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë, të cilat u shpërbën në momentin kur u ndeshën duke rënë në kundërshti patriotizmi me nacionalizmin. Kundërthënie mes nacionalizmit dhe patriotizmit, kemi dhe sot në Maqedoninë e Veriut. Pra nacionalizmit maqedonas si nacionalizëm negative dhe patriotizmit nacional shqiptarë, të cilët shprehin edhe patriotizmin Kushtetues. Po dhe tek shqiptarët kemi nacionalizmin por në kontekst pozitiv, ngase e duan shtetin janë treguar denjësisht pro integrimit në NATO dhe integrimeve evropiane. Kështu patjetër duhet gjetur konsensusin që shqiptarët të jenë shtetformues. Kjo do ishte formula po duan nacionalistët maqedonas, po nuk duan?

Si përfundim

Nacionalizmi si dukuri apo nocion është paraqitur në fillim të shekullit 19,me lindjen e romantizmit në art dhe letërsi  dhe  si përgjigje  univerzalitetit  të humanizmit  dhe renesansës. Para se të paraqitej nacionalizmi, kriteret për dallim mes  njerëzve  kryesisht  ishte religjioni. Kështu ishte, dhe me Kongresin e Berlinit 1878,kur edhe u krijuan shtetet nacionale.

Pra nacionalizmi bëri që të krijoheshin shtetet nacionale, shtetet kufijtë e të cilave ishin të definuar sipas gjuhës dhe kufijve kulturorë. Ky fenomen bëri  apo  krijoi  valën më të madhe të ndryshimit të hartës së Evropës.

Në gjithë këtë, vetëm ne shqiptarët  kishim mbet  jashtë  kësaj harte ,për rrethanat historike dhe politike të njohura. Dhe ,të gjetur në rrethana se nuk u krijuam  si shtet, do  lindi nacionalizmi shqiptar dhe të veproj fuqishëm që nga 1878, me Lidhjen e Prizrenit, përpjekjet në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Hasan Prishtina në Shkup dhe shpallja e Pavarësisë më 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali. Dhe shumë pararendës patriot dhe nacionalist shqiptarë.

Dhe tani, a ishte Balli kombëtar lëvizje nacionaliste? Themi se po, ishte dhe se ideologjia ishte nacionaliste, kauza nacionaliste për krijimin e Shqipërisë natyrale – etnike, ngase më 1912 konsideronin se  ishte shpallur e cunguar. Me demonstratat e vitit 1981,me kërkesën “Kosova Republikë”,shovenizmi serb, ne shqiptarëve na quante dhe shkruhej “Nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar”. Po, ne ishim dhe nuk e fshihnim nacionalizmin edhe para botës demokratike ngase ishte në kontekstin pozitiv, por shovenët serb këtë e bënin për propagandën si nacionalizëm negativ. Preteksti ishte që të mungoj mbështetja për ne nga bota demokratike – për pushtetin justifikimi i dhunës dhe terrorit.

Dhe kjo përplasje mes dy nacionalizmave, atij pozitiv shqiptar dhe atij negativ ekstrem dhe hegjemonist serb solli luftën. Kështu, me luftën që bëri UÇK me mbështetje të popullit nacionalist dhe patriotizëm, si dhe botës demokratike me SHBA Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Nga 2008 a qëndruam si nacionalist dhe patriot, themi se jo, kishim nga klasa politike që thirreshin në emër të “patriotizmit”, me qëllimin “për shtetin” ku fshiheshin grupet kriminale në formën e krimit të organizuar, veprim me cenim të integritetit po dhe sovranitetit të vendit.

Ne shqiptarët sot dhe nesër duhet mbetur së vepruari si nacionalist në kuptimin e nacionalizmit pozitivë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat