Meghan mendon se libri i saj mund të ndihmojë për të formuar një botë të re!

Libra

Meghan mendon se libri i saj mund të ndihmojë për të formuar një botë të re!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:19
Meghan Markle

Dukesha ka postuar një mesazh në faqen e internetit Archewell për të falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë asaj për librin e saj. Ajo tha se libri mund të ndihmojë për të formuar një botë të re.

“The Bench” është numri një në listën e The New York Times Bestseller për libra me figura për fëmijë.

Libri u frymëzua nga një poezi që Meghan shkroi për Harry në ditën e Festës së Babait, një muaj pasi lindi Archie.

Libri për fëmijë i cili kushton 12.99 £, eksploron lidhjen speciale midis babait dhe djalit parë përmes syve të nënës.

Ishte libri me figura më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u botua më 8 qershor por nuk arriti të bënte pjesë në Top 50 e përgjithshme.

Megjithatë ekspertët thanë se libri mund të grumbullojë akoma të ardhura duke u shitur në të gjithë botën në Anglisht dhe gjuhë të tjera.

Ndaje me te tjeret:

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat