Akademiku nga Shqipëria promovon në Prishtinë librin “Çamëria”

Libra

Akademiku nga Shqipëria promovon në Prishtinë librin “Çamëria”

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:06
Selman Sheme

Libri me titull “Çamëria” i akademikut nga Tirana Selman Sheme është promovuar sot në Prishtinë.

Në kapitujt e këtij libri jepen dëshmi nga spastrimi etnik i popullsisë shqiptare në Çamëri gjatë Luftës së Parë Botërore deri tek finalizimi i spastrimit etnik nëpërmjet gjenocidit në vitet 1939 – 1945. 

Në këtë promovim përveç drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” atyre nga Fakulteti i Tiranës prezent ishin  edhe nxënësit e shkollës 12 vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” në Kosovë.

Rektori i UP-së Marjan Dema, vlerësoi lart librin e Shemes sipas të cilit me anë të tij bindshëm  një aspekt të jetës së çamëve si dhe të gjithë popujve të tjerë që kanë pasur fatin e tyre.

Dema: Ky libër do të na shpalos ato histori të dhimbshme

Ky libër do të na shpalos ato histori të dhimbshme (Video) “Ishte fati i popullit tonë që kaluan nëpër ato faza që asnjeri prej nesh nuk i kemi zgjedh mirëpo ishin pjesë e historisë tonë , pjesë e fatit tonë mirëpo besoj që ky libër që autori na ofron do t’i shpalos ato histori të dhimbshme nëpër breza të rinj për studentët do të jetë një kujtim shumë i mirë”, tha Dema.

Dekani i Fakultetit të Tiranës Sabri Laci u shpreh se ndjehet me fat që ka qenë ndër të parët lexues të veprave të Shemes , kjo i dha mundësinë që në vazhdimësi të pasurojë dijet mbi Çamërinë si dhe të kontribuojë në ide dhe sugjerime në realizimin sa më të mirë të tyre .

 Laci: Për të bërë një libër të tillë duhet pasur edhe dashuri për tokën dhe njerëzit

“Besoj që të gjithë pajtohemi me faktin se që të bëhet një vepër shumë e mirë e plotë e arrirë në planin , e dobishme për shoqërinën dhe e këndshme për tu lexuar nuk mjafton vetëm përgatitja shkencore dhe objektiviteti i autorit ,duhet pa asnjë dyshim edhe shumë dashuri , dashuri për tokën për njerëzit dhe sakrificat e tyre për gjithçka të mirë që të parët kanë krijuar gjatë shekujve për ato që janë sakrifikuar, shkatërruar grabitur nga dashakeqët dhe për ato që kanë mbijetuar dhe janë trashëguar brez pas brezi”,  tha Laci.

Ndërsa  Nusret Pllana tha se vepra “ Çamëria” është mjaft e vëllimshme , brenda të cilave në faqet e tij  merr frymë jeta historike e një pjese të madhe të popullit shqiptar, i cili duke u përballuar padrejtësive historike ka dëshmuar, jo vetëm identitetin e tij kombëtar, por edhe lashtësinë e ekzistencës së tij.

Pllana : Kur lexon veprën nuk mund të kapërcesh pa marr me vete atë barrën e ankthit 

“ Kur lexon veprën madhore të studiuesit Profesor. Dr Selman Sheme nuk mund të kapërcesh pa marr me vete atë barrën e ankthit të njeriut me vetëdije kombëtare se si është e mundur të zhbëhet një krahinë e tërë , si është  e mundur të zhvendoset një numër aq i madh i fshatarëve me popullatë shqiptare nëpër tronditjet historike të kohëve të ndryshme në njërën anë por edhe të marrësh me vete dhembjen e humbjeve njerëzore që shkakton kjo vetëdije për asimilimin e një pjese shumë gjallnore të popullit shqiptar në anën tjetër”, tha Pllana.

Libri i akademikut nga Shqipëria ka një strukturë të plotë dhe logjike,  respekton kronologjinë e ngjarjeve dukurive dhe proceseve historike, demografike sociale etnokulturore. ekonomike si dhe në aspektin gjeografik hapësinor . Në këtë libër autori i ka kushtuar vëmendje të veçantë trajtimit të thelluar të dimensionit etnik të migrimeve të popullsisë. akademiku Shemen tha se çështja çame është një çështje që ka lind në shekullin IX duke shqyrtuar bindshëm  aspektin e  jetës së çamëve.

“ Çështja çame është një çështje që ka lindur në shekullin IX.  Ju e dini se mbas Revolucionit Francez mbi bazën e parimit ‘ liri –vëllazëri’ filloi epoka e shtetit të krijimit të kombeve dhe parimi i Revolucionit francez ishte të krijojnë kombe mbi baza etnike . Ky parim në Gadishullin e Ballkanit në disa qarqe të djathta nacionaliste veçanërisht në Serbi dhe Greqi mori një qëndrim ekstremist për të shtrirë hapësirat gjeografike të trevave serbe dhe greke në dëm të tokave shqiptare dhe më gjerë”,  tha Sheme. Monografia e Shemes na e jep Çamërinë filluar nga një periudhë prej 30 mijë vjetësh të shkuara, me vendbanimet shpellore në Shën Marinë, Konispol, me vendbanimet e Xarrës dhe deri më sot. Autori i ka hedhur dritë historie çështjes çame gjatë tërë periudhave: nga lëvizjet migruese të shqiptarëve të Çamërisë në shekujt XIV – XV, gjatë sundimit osman, gjatë shekullit XIX, gjatë krizës lindore dhe aneksimit të Çamërisë, si dhe gjatë rrjedhave të shpërnguljeve të dhunshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat