Në Prishtinë u promovua libri "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, akretip i heroit nëpër kohë" i autorit Prend Buzhala - Bota Sot
Në Prishtinë u promovua libri "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, akretip i heroit nëpër kohë" i autorit Prend Buzhala

Libra

Në Prishtinë u promovua libri "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, akretip i heroit nëpër kohë" i autorit Prend Buzhala

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:32
Foto nga promovimi

Dje, në ambientet e shtypshkronjës "Lena Graphic" në Prishtinë është bërë promovimi i librit "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë" që është një libër me plot ese, studime e këndvështrime faktike të realizuara e konceptura nga Eruditi i ynë madhor i letërsisë shqiptare, shkrimtari Prend Buzhala. Libri në fjalë është botuar në kuadër VITIT JUBILAR TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT. Në këtë promovim morën pjesë studiues, krijues e njerëz të letrave dhe të artit shqiptar nga Prishtina, Klina, Ferizaj, Podujeva, Mitrovica, Obiliqi, diaspora etj.  Andaj ishte Sokol Halili, i cili bëri hapjen e promovimit me një interpretim të bukur muzikor me vargje rapsodike me lahutë, dhe Shaban Pllana i cili kohë pas kohe bëri ekzekutime të shkëlqyeshme muzikore me mandolinë, ndaj pati edhe një deklamim poetik për Skënderbeun nga ana e autorit të librit Prend Buzhala si dhe performime të tjera artistike nga ana e aktorit të mirënjohur shqiptar Ismet Krasniqi - Lala.

Promovimin e librit e organizuan shtëpitë botuese "Lena Graphic" (që është  botues dhe sponsorizues komplet i librit ) dhe Shtëpia Botuese "Rozafa". Ky eveniment modest u moderua nga Valdet Idrizi. Për librin refruan njohës dhe studiues të artit letrar: Ramadan Musliu, Rrahim Sadiku, Mikel Gojani, Raif Gashi të cilët e vlerësuan lartë punën dhe aktivitetin gjithëpërfshirës letrar të autorit të librit Buzhala.

Gjatë këtij promovimi pati diskutime të hapura rreth librit dhe jubileut të madh të VITIT JUBILAR TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT, njëkohësisht gjatë promovimit iu dha hapsirë edhe krijuesve të tjerë pjesmarrës për fjalë rasti, me ç’rast diskutuan edhe shkrimtarët Musa Jupolli, Halil Xani, prof. Pal Canaj, i cili njëherësh është edhe kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, Remzije J. Zekolli, Shaban Pllana, Dan Ibrahimi etj.  

Ishte poeti Raif Gashi, i cili i dhuroi një punim modest të Skënderbeut, e skalitur enkas për autorin e këtij libri, shkrimtarin Prend Buzhala.

Ndaj shkrimtari Prend Buzhala, për këtë surprizë e  falënderoi mikun e tij të çmuar poetin Raif Gashi si dhe të gjithë të pranishmit e të sipërpërmendurit që kanë kontribuar në këtë libër pa e përjashtuar edhe poetin mërgimtar Bajrush Zeka. Ai theksoi se do të vazhdoj ta japë kontributin e tij aty ku kërkohet.

Në fund për të pranishmit pjesmarrës të këtij evenemineti modest u organizua një koktej rasti si dhe një foto e përbashkët e cila krahas librit "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë" i autorit Prend Buzhala, do mbetet historik  I  VITIT JUBILAR TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...