Dhurata më e mirë për amerikanët për Krishtlindje - testi i ADN-së - Bota Sot
Dhurata më e mirë për amerikanët për Krishtlindje - testi i ADN-së

Life style

Dhurata më e mirë për amerikanët për Krishtlindje - testi i ADN-së

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Të zbulosh kushërinj të rinj poshtë pemës së Krishtlindjes.

Ky është trendi i ri në SHBA, pasi amerikanët me dëshirën për të ditur origjinën e tyre po zgjerojnë një treg të testeve të ADN-së në një “boom” të vërtetë, pavarësisht rreziqeve për surpriza të pakëndshme në momentin e rezultateve.

“Jemi vërtetë të habitur”, ka thënë Flora Bertrand, 40 vjeçe, e cila i dhuroi bashkëshortit të saj një prej këtyre paketimeve me vlerë rreth 100 dollarë, transmeton ATA shkrimin e AFP-së.

Kemi të bëjmë me një kuti të thjeshtë të porositur online, që përmban një tub plastik në të cilin duhet të vendosësh pështymën.

Kjo mostër më pas dërgohet me postë dhe gati një muaj më vonë, rezultatet do të publikohen online, në një hapësirë personale.

Ju do të gjeni ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme një hartë të botës që tregon rajonet e origjinës së paraardhësve tuaj dhe përqindjen e ADN-së të prejardhjes së tyre.

Gjithashtu është shpesh e mundur evidentimi i migrimeve të katragjyshërve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat