Silluni mirë me fëmijët

Life style

Silluni mirë me fëmijët

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Rëndësia e sjelljes pozitive lind me fëmijën, por aktivizimi dhe vënia në pah e kësaj vlere, varet nga prindërit. Duke nisur nga mosha 5 vjeç, të vegjëlit arrijnë të kuptojnë se ndjehen më mirë pas mendimeve pozitive, por e kanë ende të vështirë si ta shfrytëzojnë atë, edhe në situata negative, për shembull kur rrëzohen apo lëndohen.

Në të tilla raste niveli i optimizmit dhe shpresës së prindërve ka një rol thelbësor në aftësitë e fëmijës për të kuptuar këto fuqi.

Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit Davis të Kalifornisë dhe është publikuar në revistën shkencore Child Development. Sipas autorëve të studimit, konfirmohet kështu roli i prindërve për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë si ta shfrytëzojnë dhe ta përdorin mendimin pozitiv më mirë, edhe kur gjerat janë të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat