Si të jemi në formë perfekte trupore edhe gjatë festave! - Bota Sot
Si të jemi në formë perfekte trupore edhe gjatë festave!

Life style

Si të jemi në formë perfekte trupore edhe gjatë festave!

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 06:23
Ilustrim

Nga një mëngjes i shëndetshëm dhe i lehtë në mëngjes festash gjatë Krishtlindjeve apo Vitit të Ri! E pamundur që të jesh në dietë gjatë kësaj periudhe të bukur të vitit. Por, metodat për zgjedhje të arsyeshme dhe për të shmangur marrjen e kilogramëve gjatë këtyre ditëve janë këtu!

Ditët e kremtimit të festave janë bërë për t’u shpenzuar në shoqërinë e miqve dhe të afërmve dhe kjo do të thotë të mblidhemi rreth një tavoline të madhe me një përzgjedhje të gjerë ushqimesh në të. Përveç ngrënies së antipastave, pjatat e tjera, e sidomos ëmbëlsirat janë ato që na ftojnë në mëkat, pa hezitim! E pamundur t’i rezistosh biskotave të gjyshes, apo bakllavasë së mamit. Nëse duam të shmangim marrjen e peshës përgjatë festave, ne thjesht duhet të ndjekim disa këshilla. Ato janë këtu!

Shmangni ngrënien e mëngjesit. Vetëm një filxhan qumësht dhe disa biskota ose lëng portokalli dhe kaq. Ne shmangim konsumimin e mëngjesit duke e ditur që është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por, kjo ndodh sepse jemi pushim! Nuk lodhemi shumë, ndaj mos e fajësoni veten! Gjithçka është Ok!

Ujë  dhe shumë ujë. Dy litra ujë në ditë bien janë normë jo vetëm në verë, por edhe në dimër. Sigurisht, rregulli vlen edhe gjatë Krishtlindjeve, kështu që nëse e teprojmë me ushqimin, nuk duhet të harrojmë të pimë shumë ujë! Kjo është padyshim një mënyrë e shkëlqyer për të qenë në formë gjatë pushimeve.

Lëvizja pas ngrënies. Është mirë që të mblidheni së bashku dhe të shikoni një film të bukur me gjithë familjen, por nuk duhet të shkojmë direkt nga tryeza në shtrat. Ne e mbajmë trupin në formë duke lëvizur dhe kur është e mundur për aktivitet fizik,të paktën të përpiqemi të dalim dhe të ecim gjatë nëpër rrugët e qytetit!

Ne hamë ngadalë. Midis gëzimit të festave dhe padurimit për të shijuar gatime të mira, mund të ndodhë që të fillojmë të hamë çdo gjë me shumë me nxitim. Gabim! Të ngrënit ngadalë nënkupton asimilimin e ushqimit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe, mbi të gjitha jep ndjenjën e ngopjes në kohën e duhur.
Pimë një çaj bimor. Në mënyrë që të ndihmojmë tretjen sa më shpejt, pini një çaj të mirë bimor menjëherë pas ngrënies!

Vrap në mëngjes. Nëse palestra është e mbyllur, nuk duhet të heqim dorë nga trajnimi: edhe gjatë pushimeve. Një vrapim në mëngjes mund të bëjë mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...