Pse s’duhet të mbajmë sekrete?

Life style

Pse s’duhet të mbajmë sekrete?

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Gjithkush ka sekrete – por janë ato sekrete për të cilat na vjen turp që ka më shumë të ngjarë të na mundojnë e të shndërrohen në varësi.

Studiuesit në Universitetin e Kolumbias krahasuan se si mbajtja e sekreteve të turpshme apo ndjenja e fajësisë ndikon në shëndetin mendor të njerëzve.

Studimi, i botuar në revistën Emotion, zbuloi se sekretet “e fajshme” ndjellin ndjenjat e pendimit dhe keqardhjes, ndërkohë që sekretet e turpshme i bëjnë njerëzit të ndihen të pavlefshëm dhe të pafuqishëm – në gjendje emocionale dukshëm ka më shumë gjasa të mbajmë brenda mendimet tona.

Sipas hulumtimit, njerëzit ishin më të prirur të ndiejnë turp për sekretet që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre mendor ose pamjen e tyre fizike, por ndjejnë faj kur sekretet kanë të bëjnë me një të keqe për një person tjetër.

Shkencëtarët inkurajuan të gjithë që të lehtësonin vetven duke treguar sekretet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat