Pse vërtet tradhtojmë partnerët?

Life style

Pse vërtet tradhtojmë partnerët?

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:14
Foto ilustruese

Është vështirë të gjendet “ai i vërteti” ose “ajo e vërteta”, ndërsa edhe kur e gjeni personin me të cilin dëshironi gjithçka askush nuk ju garanton se një ditë nuk do t’ju tradhtojë. Arsyet kryesore pse ndodh tradhtia janë edhe motivet më të shpeshta të fshehura shkaku i të cilave dikush vendos të tradhtojë.

Pakënaqësia me vetveten

Personi i cili tradhton në këtë mënyrë sinjalizon se është i pakënaqur, ndërsa arsyeja e pakënaqësisë mund të jetë e ndryshme, si për shembull mungesa e dashurisë dhe e vëmendjes, mungesa e kimisë ose mungesa e komunikimit, ndërsa shpesh ndodh se personi që tradhton më së shumti është i pakënaqur me vetveten dhe me mënyrën e jetesës së tij dhe për këtë arsye tradhtia paraqet një lloj tentimi dhe kërkimi për një stil tjetër të jetës dhe për një pasqyrë tjetër të vetvetes, shkruan më tutje “Zëri”.

Ikja nga problemet

Personat e papjekur kur gjenden në një lidhje dhe kur ju ndodhin probleme shpesh kanë tendencën që të tradhtojnë, sepse në këtë mënyrë tradhtia paraqet “një ikje nga problemet”, ndërsa strategjia e tyre për të tradhtuar shpesh bëhet pa vetëdije dhe kjo çon nga zgjidhja e një problemi në zgjidhjen e një problemit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat