Dashuria e vërtetë nuk mund të thuhet me fjalë

Life style

Dashuria e vërtetë nuk mund të thuhet me fjalë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Dashuria e vërtetë nuk mund të thuhet me fjalë.

Kur ju të gjeni veten thellë në dashuri me dikë, asgjë që ju mund të thoni ndoshta nuk do të bëjë ata përkrah jush plotësisht të vetëdijshëm se sa shumë e dashuroni.

Nidhi Chanani duket se e di këtë duke krijuar një seri me ilustrime që tregojnë dashurinë mes dy karaktereve të cilët janë absolutisht të dashuruar me njëri-tjetrin.

Nëpërmjet këtyre vizatimeve të bukura, Chanan me saktësi paraqet një jetë me pamje të përkryer të të dyve në mes të dy të dashurarve marrëzisht.

Dashuria është të bësh gjëra vetëm, së bashku

Kur ju doni dikë, ju mund të bëni dy gjëra krejtësisht të ndryshme, por asnjëherë të jeni vetëm me të vërtetë. Edhe pse këta dy të dashuruar (personazhet e këtyre ilustrimeve) janë duke lexuar dy libra të veçantë ata janë ende duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Edhepse të zhytur thellë në një botë “imagjinare”, të dy janë aty për të kujtuar njëri-tjetrin se sa ata kujdesen për njëri-tjetrin.

Dashuria është të shprehësh ndjenjat tua

Edhe pse ju nuk mund të dëgjoni atë, ju e ndjeni se ai është duke dëgjuar këngën e preferuar të tij.

Ai mund të jetë shumë nervoz për të luajtur ndonjëherë  para publikut por pavarësisht kësaj ai do të bëjë muzikë për të dashurën e tij ndonëse mund të mos tingëllojë mirë.

Nuk ka rëndësi nëse ai tingëllon tmerrshëm, vështrimi në sytë e saj e bën të qartë përmbajtjen, se ajo është e kënaqur dhe është duke shijuar këtë moment.

Dashuria është të veprosh bashkë “si të rinj”

Pa marrë parasysh sa në moshë jeni , të qenit në dashuri mban fëmijën brenda jush gjallë.

Kur ju jeni me atë që ju doni, ju mund të jeni si “i çmendur” dhe të veproni si pesë vjeçar pa u brengosur se dikush është duke ju parë ose është duke qeshur me ju.

Dashuria është ndarja e interesave të përbashkëta

Ju patjetër keni  shije të ndryshme për hobi, muzikë, shfaqje televizive por me kohë ju filloni të vlerësoni disa gjëra më shumë vetëm për shkak se ju e dini se partneri juaj i pëlqen ato.

Ju filloni duke dëgjuar muzikë që  dashuria juaj pëlqen, apo shikoni programe televizive që  i pëlqen personi që ju keni në krahë, madje edhe kur ata nuk janë përreth.

Kur ju jeni në dashuri, intereset e juaja individuale shkrihen dhe bëhen  pjesë e kush jeni.

Dashuria është të rriteni dhe plakeni së bashku

Nëpër të gjitha kohërat e mira dhe të këqija që kanë kaluar, ky çift është në dashuri sikur ishin njëzet apo tridhjetë vjet më parë.

Ata kanë mbajtur gjallë dashurinë e tyre duke mos qenë të frikësuar për të treguar atë, dhe duke vlerësuar në mënyrë të qartë çdo moment të vetëm që ata kanë së bashku.

Kur ju bini në dashuri, ju e ushqeni çdo sekondë e çdo ditë, duke e ditur se jeta është shumë më mirë me dashurinë tuaj të vërtetë pranë jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat