Xhamat i keni larë gabim deri sot

Life style

Xhamat i keni larë gabim deri sot

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustruese

Ndonëse ngjan si një punë e lehtë, duket të ketë disa truqe, në mënyrë që xhamat të ndrijnë. Më poshtë gjeni të gjitha gabimet që duhet të shmangni dhe këshillat që duhet të ndiqni.

Para se të filloni me xhamat, fshini parvazin dhe kornizat e dritares në mënyrë që mos të ngrihet pluhuri kur të pastroni xhamat. Mjafton një leckë dhe ujë si fillim.

Ekspertët e pastrimit nuk rekomandojnë solucionet pastruese që në fillim sepse këta të fundit janë për të shkëlqyer xhamat dhe ju thjesht do të ndotni më shumë dritaret nëse nuk keni hequr si fillim pluhurin, shkruan Living.al.

Përdorni një pastrues posaçërisht për xhamat e nëse këta të fundit nuk i preferoni, sepse janë me kimikate, mund të përgatisni vetë në shtëpi një spërkatës:

Çfarë do t’iu nevojitet?

2 gota uji

1/2 filxhan uthull e bardhë

1/4 filxhan alkool 70%

Si ta përgatisni?

Kombinoni përbërësit dhe hidhini në një shishe plastike që sprucon.

Pasi të keni lagur xhamat me përgatitjen e mësipërme apo detergjentin e xhamave, përdorni një leckë mikrofibre.për të pastruar sipërfaqen e lëmuar.

Disa njerëz pëlqejnë të thajnë dritaret me gazeta, por këto të fundit nuk do e thajnë xhamin , siç mund ta bënte një leckë mikrofibër.

Këto të fundit janë super absorbuese, lahen lavatriçe  dhe e lënë xhamin me shkëlqim dhe pa vija. Peshqirët e thjeshtë do të lënë gjurmë pushin e fibrave të pambukut, ndaj nuk rekomandohet përdorimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat