Mos e mbani stresin brenda vetes, ka pasoja të mëdha - Bota Sot
Mos e mbani stresin brenda vetes, ka pasoja të mëdha

Life style

Mos e mbani stresin brenda vetes, ka pasoja të mëdha

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:21
Foto ilustruese

Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për 8 ditë radhazi.

Këtu u përfshinë gjithçka, nga debatet me të tjerët, deri te problemet në punë, shtëpi ose shkollë. Pjesëmarrësit kategorizuan reagimet e tyre emocionale ndaj këtyre stresorëve në atë kohë dhe më vonë. Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat etj. Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e tyre të përditshme. Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...