Arsyeja pse empatët nuk ndihen mirë kur përballen me njerëz të rremë

Life style

Arsyeja pse empatët nuk ndihen mirë kur përballen me njerëz të rremë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Të jesh një empat do të thotë të kesh aftësi të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë është një dhuratë e vështirë. Individë të ngjashëm i perceptojnë emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve sikur të ishin të tyret, madje edhe të njerëzve që nuk dinë të transmetojnë emocione të veçanta. Ata thithin gjithçka, pa filtër, kështu që gjithmonë duhet t’u kushtojnë vëmendje atyre që i rrethojnë, sepse prania dhe sjellja e dikujt mund të jetë si burim i mirëqenies dhe frustrimit.

Kur një empat është në praninë e një individi të rremë, ai mund ta kuptojë menjëherë, madje edhe në një nivel të pandërgjegjshëm. Në fakt, mund të ndodhë që personi në fjalë të sillet në një mënyrë krejtësisht normale, megjithatë, për disa arsye të çuditshme, empathët fillojnë të ndiejnë një siklet të fortë, një ndjesi të pakëndshme që jo rrallëherë kthehet në një sëmundje të vërtetë fizike.

Shpjegimi është se pa dashur është aktivizuar shqisa e gjashtë, aftësia e tyre e lindur për të zbuluar se kush nuk është i sinqertë, pikërisht sepse empatët janë praktikisht në anën tjetër të spektrit krahasuar me ata që nuk janë të sinqertë dhe autentikë. Këto janë dy “specie” që sprapsin njëri-tjetrin, kështu që ata nuk mund të qëndrojnë gjatë në të njëjtin mjedis pa u futur në konflikt.

Një empat mund të jetë në gjendje të qëndrojë pranë një personi të rremë, pasi në të vërtetë ai shërben si një lloj ilaçi natyral. Megjithatë, ai gjithmonë preferon të qëndrojë larg për të mbrojtur shëndetin e tij mendor dhe fizik. Të jesh kaq i ndjeshëm nënkupton ekspozimin vazhdimisht ndaj emocioneve jo gjithmonë të këndshme dhe kjo mund të dëmtojë humorin e mirë dhe gjendjen e brendshme.

Zgjidhja është e thjeshtë, domethënë ta mbushësh jetën me njerëz që janë sa më të hapur dhe transparent që të jetë e mundur, të aftë për të dhënë pozitivitet dhe dashuri. Empatët janë vazhdimisht në kontakt me emocionet e tyre dhe të të tjerëve, kështu që ata duhet të jenë në mesin e atyre që mund t’u garantojnë qetësi dhe ushqim për shpirtin. Shëndeti fizik dhe mendor i një empati përcaktohet nga cilësia e marrëdhënieve që krijon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat