Përfitimet e shumta që merr shëndeti, nga kombinimi i limonit me sodë buke - Bota Sot
Përfitimet e shumta që merr shëndeti, nga kombinimi i limonit me sodë buke

Life style

Përfitimet e shumta që merr shëndeti, nga kombinimi i limonit me sodë buke

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Ky kombinim është në gjendje të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjeve të rënda apo t’i eliminojë tërësisht qelizat e kancerit. Soda e bukës përdoret për kuruar trupin nga jashtë dhe nga brenda. Mirëpo, nëse i shtoni vitaminë C, e cila gjendet në lëngun e limonit, do të keni kombinimin e fuqishëm i cili mbron gjithë trupin.

Këto janë përparësitë e sodës së bukës dhe lëngut të limonit:

Alkalizon trupin

Kombinimi i limonit dhe i sodës alkalizon gjithë trupin. Kjo na ndihmon në luftën kundër aciditetit, i cili mund të ndodhë kur veshkat nuk eliminojnë mjaftueshëm thartirën nga trupi, apo kur trupi prodhon tepër thartirë. Ky kombinim gjithashtu është ilaç për veshkat, lehtëson punën e tyre, ndihmon trupin të pastrojë dhe të djegë yndyrat.

Ndihmon metabolizmin

Tashmë keni dëgjuar që limoni përshpejton tretjen, mirëpo nëse i shtojmë pak sodë buke do të kemi përzierje të shkëlqyeshme e cila me sukses lufton kundër fryrjes, por ndihmon edhe kundër refluksit gastroezofageal.

Pastron trupin

Kjo tretje pastron mëlçinë, ndërkaq doza e vitaminës C forcon trupin dhe e ndihmon që të luftojë me viruset. Për të gjitha këto, mos harroni që çdo mëngjes të pini limonadë në të cilën keni tretur një lugë të vogël sodë buke. Në këtë mënyrë do të rregulloni kolesterolin e keq dhe do të përmirësoni punën e sistemit kardiovaskular.

Përbërësit:

Lëngun e gjysmë limoni;

1 lugë të vogël sodë buke;

1 gotë ujë (200 ml).

Përgatitja:

Shtrydhni limonin dhe në atë lëng shtoni sodën e bukës dhe të gjitha hidhini në një gotë me ujë. Piheni këtë limonadë esëll çdo mëngjes gjatë 7 ditëve. Bëni pushim 14 ditë dhe përsëriteni sërish trajtimin. Kjo pije do të luftojë me sukses kundër tumoreve dhe do të pengojë shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...