Gjërat të cilat femra i bën kur asgjë nuk ndien ndaj jush - Bota Sot
Gjërat të cilat femra i bën kur asgjë nuk ndien ndaj jush

Life style

Gjërat të cilat femra i bën kur asgjë nuk ndien ndaj jush

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:44
Ilustrim

Shumë e vrazhdë, por edhe shumë e vërtetë!

Këto janë disa gjëra të cilat femrat i bëjnë kur më nuk u pëlqeni.

Nuk komunikoni si më parë

Më parë keni komunikuar normalisht, ndërkaq tani nuk inicion kurrfarë teme dhe tregon sikur bash edhe nuk çan kokën rreth kësaj.

Arsyetimet

Kur dëshironi të dilni me të, do të gjejë ndonjë justifikim në mënyrë që t’ju refuzojë. Më parë mezi ka pritur, ndërsa tani jo.

Nuk ka humor të mirë

Kur është në afërsi tuajën, në vend që të jetë në humor të mirë, ajo është nervoze dhe çdo gjë e pengon. Disa gjëra të cilat i bëni atë e bëjnë nervoze, ndërsa më parë nuk e kanë penguar. Nëse nuk është në SPM (stres paramenstrual), pyeteni veten pak.

Është e heshtur

Në të shumtën e rasteve hesht dhe vërtet mund ta vëreni që diçka nuk është në rregull. Bisedoni me të që të shihni se çfarë e mundon.

Nuk kujdeset për ju si më parë

Më herët është interesuar për ju, për ndodhitë tuaja, ndërsa tani disa gjëra as që i vëren. Fokusohet më shumë në gjërat e veta.

Nuk i ndan ndjenjat e veta me ju

Më herët do t’ju kishte thënë se si ndihet, çfarë po i ndodh, ndërsa tani ju mban larg gjithë këtyre gjërave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...