Pse e rrudhosim fytyrën kur hamë limon?

Life style

Pse e rrudhosim fytyrën kur hamë limon?

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

A keni mund ndonjëherë të hani limon pa e rrudhosur fytyrën? Jo. Por si mundet një frut si limoni të ketë këtë ndikim në lëvizjen e muskujve të fytyrës pa vetëdijen tonë?

Shkencëtarët ende nuk kanë informacioe të saktë në lidhje me këtë proces, mirëpo mendojnë se në këtë proces luajnë rol 3 gjëra: protonet, vitamina C dhe senzorët e shijes.

Limoni, uthulla dhe frutat e tjerë që kanë shije të thartë, i dërgojnë trurit sinjale se ju jeni duke ngrënë diçka jo të shijshme, dhe truri reagon në atë mënyrë që tkurrë muskujt e fytyrës.

Gjuha është e përbërë nga mijëra senzorë të vegjël, që quhen senzorë të shijes. Me anë të këtyre senzorëve ju e kuptoni kur diçka është e ëmbël e thartë, apo e njelmët.  Kur me anë të pështymës ushqimet treten, atëherë këta senzorë dërgojnë sinjale në tru duke i treguar për shijën e ushqimit që jeni duke e ngrënë. Kur hani diçka të njelmët apo me shije të fortë, muskujt e fytyrës tkurren si shenjë “mbrojtje”.

Procesi i tkurrjes së muskujve është i pavullnetshëm. Kjo do të thotë se ju nuk keni kontroll mbi këtë proces. Kjo ndodhë sepse truri e përcepton që ju jeni duke ngrënë diçka të “rrezikshme”. Reagimi i tillë mund të jetë një mënyrë e organizmit për të na paralajmëruar të rrijmë larg nga ushqimet me shije të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat