Horoskopi për ditën e dielë, 14 korrik 2019 - Bota Sot
Horoskopi për ditën e dielë, 14 korrik 2019

Life style

Horoskopi për ditën e dielë, 14 korrik 2019

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:01
Foto ilustrim

Dashi

Kur shihni se nuk ndodh asgjë, as në punë dhe as në dashuri, atëherë prireni që të jeni të pakënaqur. Është e rëndësishme që të rigjeni qetësinë dhe të përfitoni nga sezoni veror, për të bërë gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Java do të mbyllet mirë për të gjithë ata që do të arrijnë të bëjnë diçka zbavitëse.

Demi

Mund të përballeni me një sërë konfliktesh gjatë kësaj dite, të cilat rrezikojnë që t’iu penalizojnë. Një person të cilit e kishit në krahë dhe që mund t’iu ndihmonte, tashmë është larg. Do t’iu duhet të përballeni me një sërë vështirësish, por mundohuni që të hidhni vetëm hapat e nevojshëm. Lodhja dhe tensioni i akumuluar do ju bëjnë mjaft nervoz.

Binjakët

Kjo e diel do të sjellë një rikuperim të ndjeshëm në sferën sentimentale. Do të keni mundësi që ti tregoni ndjenjat lehtësisht dhe të jeni të rrethuar me dashuri. Të rejat në sferën sentimentale, nuk do të jenë interesante. Çiftet që kanë kohë që janë bashkë, tashmë do të kenë mundësi që ti kapërcejnë problemet. Kjo është dita e duhur për sqarime.

Gaforrja

Do të përballeni gjatë kësaj dite me të papritura, të cilat vështirë se do dini si ti menaxhoni. Mund të humbni kontrollin duke u përfshirë në polemika. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm ndaj diskutimeve, veçanërisht kur kanë të bëjnë me pjesëtarë të familjes.

Luani

Duhet të mundoheni të shkëputeni nga çdo gjë gjatë kësaj dite, pasi keni nevojë që të qetësoheni dhe të mos mendoni gjatë. Do të ndjeni një debulesë fizike dhe lodhje! Po ashtu duhet ti kushtoni më shumë rëndësi jetës sentimentale, ku mund të ketë një rikuperim. Në raportin në çift, ashtu si dhe në familje, do arrini që të jeni vendimtar.

Virgjëresha

Disa prej të lindurve të kësaj shenje po mundohen që të ndryshojnë diçka në jetën e tyre, pasi nuk janë të kënaqur. Një person mund t’iu ketë zhgënjyer dhe për pasojë mund të ketë diskutime. Në punë mundohuni që të mos jeni shumë konfliktualë.

Peshorja

Si në punë edhe në dashuri ka shumë konfuzion, për shkak se fjala juaj nuk është dëgjuar. Keni nevojë për një periudhë pushimi, kryesisht fizik. Kjo e diel kërkon që të mendoni vetëm për veten tuaj. Jeni duke kaluar një moment të vështirë, por pavarësisht kësaj nuk do të mungojnë mundësitë që të nxirrni në pah aftësitë tuaja.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më pozitivë gjatë kësaj dite. Nëse jeni përballur me tensione, ka ardhur koha që ti lini pas. Në punë prej disa muajsh jeni duke kërkuar përmirësimin e situatës, por pengesat nuk do të mungojnë. Pikërisht konfliktet lidhur me punën, mund të jenë shkaku i humorit tuaj të keq.

Shigjetari

Zhvillimet pozitive nuk do të mungojnë, pavarësisht se keni kaluar një periudhë të vështirë. Kush ka pasur probleme në punë, do të duhet të ulet dhe të gjejë rrugën e zgjidhjes dhe të rikthehet në lojë. Sfera e ndjenjave, do të dhurojë kënaqësi të mëdha.

Bricjapi

Gjatë kësaj fundjave duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët që do të thoni, pasi është e lehtë që të lëndosh dhe po aq të mbetesh i/e lënduar. Kush nuk ka shumë kohë që është përfshirë në një lidhje dashurie, do ketë vështirësi në përballimin e situatave që kanë të bëjnë me të kaluarën. Kjo e diel do të jetë e mbushur me tension, por edhe me mundësi të mëdha në dashuri.

Ujori

Në raportin në çift dëshironi një lidhje të thellë shpirtërore dhe mendore, pasi për ju kjo ka rëndësi vërtetë. Nga ana tjetër për shkak të ndikimit të Uranit në shenjë, do të përballeni me disa ndryshime, të cilat do të kenë të bëjnë kryesisht me punën. Pikërisht kjo ngarkesë, nuk iu lë kohën e duhur ndjenjave.

Peshqit

Në këtë 14 korrik, duhet të mundoheni që të sqaroni disa çëshje me një të afërmin tuaj. Keni përjetuar momente të vështira në sferën sentimentale ku keqkuptimet nuk kanë munguar, mirëpo kjo e diel do të sjellë mundësi rikuperimi. Veçse mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni polemikat. Vetëm nëpërmjet gjuhës së kompromisit do të arrini të dilni fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...