Deserti i cili nuk ju shton peshë: Halle Berry ka zbuluar recetën e ëmbëlsirës së saj të preferuar

Life style

Deserti i cili nuk ju shton peshë: Halle Berry ka zbuluar recetën e ëmbëlsirës së saj të preferuar

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:19
Halle Berry

Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm

Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, fjala është për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve.

Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

Image

Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja.

Përbërësit e nevojshëm:

– 2 avokado,

– 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer,

– 1 filxhan ajkë të ëmbël,

– ëmbëltues,

– 1 lugë lëng limoni,

– disa pika mente ekstra,

– pak kripë.

Përgatitja:

Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore.

Kënaquni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat