Ja se si ta përgatisni vetë kremin anti-rrudhë, për një fytyrë gjithmonë të re - Bota Sot
Ja se si ta përgatisni vetë kremin anti-rrudhë, për një fytyrë gjithmonë të re

Life style

Ja se si ta përgatisni vetë kremin anti-rrudhë, për një fytyrë gjithmonë të re

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Dimë se sot ka qindra produkte kozmetikë dhe mbrojtës për kujdesin e lëkurës sonë, gjithashtu dimë që ka një pengesë që mund të na sjellë shumë ndërlikime kur përpiqemi të luftojmë kundër saj. Po flasim për plakjen natyrale. Çfarëdo që të bëjmë, koha nuk do të ndalet kurrë dhe ky fakt fillojë të marrë formë shumë të qartë në lëkurën tonë.

Më poshtë mësoni se si të krijoni në shtëpi kremin anti-rrudhë, që do të ushqejë dhe rinojë lëkurën tuaj vetëm për një javë. Me këtë krem me veprim të shpejtë anti-rrudhë, ju mund të ushqeni lëkurën tuaj, ta pastroni tërësisht, të hiqni papastërtitë dhe njollat e saj, dhe natyrisht… ta ripërtërini atë.

Përbërësit:

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një e verdhë veze

Një lugë mjaltë

Një lugë Vaselinë

Përgatitja:

Për ta përgatitur këtë krem të shkëlqyeshëm kundër rrudhave duhet të shkrini vazelinën, pastaj ta vendosni në një tas të madh dhe të shtoni përbërësit e tjerë. Përzieni gjithçka mirë derisa të arrini një masë homogjene. Përpara aplikimit të kremit në fytyrë, lajeni shumë mirë fytyrën. Vendosni pak krem në gishta dhe pastaj aplikojeni në fytyrë, butësisht dhe gjithnjë duke bërë lëvizje rrethore. Lëreni kremin për tre minuta në fytyrë, pastaj hiqeni me pambuk dhe më në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Aplikojeni këtë krem çdo ditë dhe pas një jave lëkura juaj do të bëhet më e tendosur dhe e bukur, paparstëritë do të zhduken dhe lëkura juaj do të duket e shkëlqyer!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...