Studim / Udhëtimi ju bën më të lumtur se çdo e mirë materiale - Bota Sot
Studim / Udhëtimi ju bën më të lumtur se çdo e mirë materiale

Life style

Studim / Udhëtimi ju bën më të lumtur se çdo e mirë materiale

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Pse shumë njerëz e kalojnë kohën e lirë për shopping, edhe nëse nuk u duhen? Pasuria materiale gjeneron lumturi, por vetëm përkohësisht. Disa ditë pasi keni bërë një blerje të re, kënaqësia mbaron dhe menjëherë duhet të blini një tjetër.

Problemi me këtë lloj varësie është se ne përpiqemi të blejmë lumturinë, jo produktet. Paratë me siguri mund ta bëjnë jetën tonë më të lehtë, më pak stresuese dhe të zgjidhin problemet: por nuk mund të blejë lumturi.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Cornell, ekziston një mënyrë për ta thyer këtë rreth të egër: udhëtimi. Udhëtimi na bën të lumtur para, gjatë dhe pas: kujtimet do të qëndrojnë përgjithmonë, duke gjeneruar edhe më vonë një ndjenjë të mirëqenies.

Çelësi i gjithë kësaj është përvoja. Pavarësisht se blerja e të mirave materiale na jep momente të reja, ato do të përfundojnë duke u bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, dhe për këtë arsye të mërzitshme. Udhëtimi, përkundrazi, do të jetë pjesë e identitetit tonë: përvojat e udhëtimit bëhen pjesë e jona, duke na pasuruar dhe ndryshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...