Studimi i ri, fëmijët kalojnë 61 orë në vit në internet - Bota Sot
Studimi i ri, fëmijët kalojnë 61 orë në vit në internet

Life style

Studimi i ri, fëmijët kalojnë 61 orë në vit në internet

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, mbi 40% e fëmijëve të moshës 8 deri në 13 vjeç flasin në internet me njerëz që nuk i njohin në jetën reale.

Zbulimi është publikuar në raporton vjetor të CyberSafeIreland.

Më shumë se 3.500 e fëmijëve të moshës midis 8 dhe 13 vjeç iu përgjigjën sondazhit në internet, i cili zbuloi se 92% e tyre kishin telefon.

Sondazhi zbuloi se 43% e tyre flisnin në internet me njerëz që nuk i njihnin në jetën reale. 1/3 flet me të huaj çdo ditë ose të paktën 1 herë në javë.

Nga të anketuarit, 24% e fëmijëve 8-vjeçarë dhe 28% e fëmijëve 9-vjeçarë flasin me të huajt në internet.

CyberSafeIreland tha se fëmijët janë njohur me të huajt në internet përmes lojërave, që kanë chat dhe përmes mediave sociale.

Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët në shkolla në zona të pafavorshme janë 29% më të prirë që të flasin me të huajt çdo ditë.

Sipas raportit 12% e fëmijëve të moshës 8 deri në 13 vjeç, kalojnë më shumë se katër orë në ditë në internet. CyberSafeIreland tha se ishte ekuivalent me 61 ditë në vit qëndrim para ekranit.

Po ashtu u zbulua se 36% e fëmijëve flasin rrallë ose kurrë me prindërit e tyre për sigurinë në internet, një rritje prej 20% nga viti i kaluar dhe se djemtë kanë shumë më pak gjasa të flasin rregullisht me prindërit e tyre për këtë çështje.

Snapchat  është aplikacioni më i përdorur nga fëmijët e moshës 8-13 vjeç, ndjekur nga Whatsapp, Instagram dhe TikTok.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...