Si të rimbusheni me energji bazuar në shenjën tuaj të zodiakut - Bota Sot
Si të rimbusheni me energji bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

Life style

Si të rimbusheni me energji bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Në një botë kaq shqetësuese sa e jona, ndonjëherë është e vështirë të gjesh kohë për të rimbushur energjitë tona. Sidoqoftë, ne e dimë se sa themelore është për mirëqenien e trupit dhe mendjes sonë. Ajo që shumë njerëz nuk dinë është se nuk kemi nevojë për aktivitete “spektakolare”, “ekstravagante” ose “sporte ekstreme” për ta mbajtur trupin tonë të fuqizuar.

Këtu janë elementet e shenjës tuaj që mund t’ju ndihmojnë në këtë detyrë:

Shenjat e Ajrit: Binjakët, Peshorja dhe Ujori

Nëse jeni pjesë e një prej shenjave të elementit Ajror, ju keni një talent të madh për krijimin e lidhjeve dhe lehtësisht mund t’i aplikoni për të rimbushur energjinë tuaj. Gjeni një vend ku ndiheni në paqe, mundësisht lart (çatia e shtëpisë tuaj do të jetë mirë, nëse nuk mund të shkoni në pyll) dhe lëreni erën të përkëdhel fytyrën tuaj.

Admironi peizazhin! Merrni disa kokrra kripë në duart tuaja dhe përpiquni të përqendroheni në ato që nuk dëshironi më në jetën tuaj. Ngrini krahët, hapni duart tuaja dhe hidheni kripën në ajër. Nëse ka akoma kokrra kripë në duart tuaja, merrni frymë thellë dhe fryjuni me forcë të madhe. Shkundni duart mbi njëra-tjetrën për të larguar energjitë negative dhe largohuni pa parë prapa. Bëjeni këtë ushtrim sa herë që ndjeni bllokime energjie.

Shenjat e Tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi

 

Në dallim nga shenjat e Ajarit, shenjat e Tokës kanë një energji shumë të përqendruar dhe herë pas here, ato duhet të heqin qafe lidhjet e energjisë. Pra, një park apo një kopsht është vendi ideal për të kanalizuar energji të mira. Mundohuni të jeni vetëm, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pastroni mendjen tuaj nga problemet dhe ankthi. Hapni sytë dhe shikoni pemët.

Ndiqni intuitën tuaj: zgjidhni një dhe përqafojeni! Jepini përparësi asaj që duket më e shëndetshme dhe më luksoze. Mbështeteni trupin tuaj në trungun e saj dhe ndjeni rrahjen e zemrës suaj. Ndjeni forcën që rrënjët e kësaj peme ju transmetojnë nga thellësitë e tokës dhe ndjeni rrjedhën e energjisë. Kur të ndjeni fundin e atij “shkëmbimi” të energjisë, vendosni duart në trungun e pemës dhe falënderojeni për dhuratën. Në këtë mënyrë mendja juaj do të funksionojë më mirë dhe do të ndjeni fuqinë e energjisë së rinovuar jetësore.

Shenjat e Ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit

Keni momente kur ndiheni të lodhur, pa forcë, kurajë apo durim? Është koha për të rimbushur bateritë e shpirtit. Nëse jeni një nga shenjat e elementit të Ujit, bëjeni atë duke ecur zbathur në një plazh. Hiqni këpucët dhe lërini këmbët tuaja të ndiejnë rërën. Nëse nuk mund të shkoni në plazh, mund të përfitoni nga kopshti më i afërt: hiqni këpucët dhe ecni zbathur.

Në këtë pikë, akordoni energjitë tuaja me ato të tokës. Ecni pa nxitim dhe ndjeni forcën e saj nën këmbët tuaja. Ndaloni dhe shikoni këtë rrjedhë të energjisë. Pas ecjes, lani fytyrën tuaj dhe shijoni ndjesinë e ujit në lëkurën tuaj. Do të ndiheni më të pastruar dhe forcuar.

Shenjat e Zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari

Nuk mund të kishte asgjë tjetër përveç diellit, si burimi kryesor i energjisë për shenjat e elementit të Zjarrit. Kështu që argëtohuni duke rimbushur energjinë tuaj në një ditë të bukur me diell. Gjeni një vend të këndshëm, të rehatshëm dhe të qetë, ku mund të largoheni nga zhurma dhe nxitimi i botës. Ngrini krahët në lartësinë e shpatullave dhe shtrini pëllëmbët drejt diellit.

Ana e majtë është më pritëse ndaj energjive pozitive, prandaj është e rëndësishme që krahu i kësaj ane të jetë pak më i lartë se i djathti. Qëndroni në këtë pozicion aq sa nevojitet për rrezet e diellit për të ushqyer trupin dhe shpirtin tuaj, duke u rigjeneruar dhe rimbushur me energji pozitive. Një forcë e re do t’ju shoqërojë në udhëtimin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...