Horoskopi javor për periudhën nga 14 – 21 tetor

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 14 – 21 tetor

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Po qe se në planin afarist nuk ju ecin punët sipas parashikimeve, madje po qe se pësoni dështimin më të madh, duhet ta dini, si edhe gjithmonë deri tani, që vetëm duhet të vazhdoni përpara, madje edhe më me ngulm se herëve të tjera. Epilogu i tërë kësaj do të jetë i suksesshëm.

Shëndeti: Vazhdimisht po i thyeni rregullat. Fare nuk po ushtroni, shpesh po hani më shumëse sa keni nevojë. Deri kur do të vazhdoni kështu?

Dashuria: Partneri juaj shpesh bëhet i rrëmbyeshëm, ndërkaq ju nganjëherë nga një reagimi të tij i pamenduar jeni në gjendje të bëni skandal. Mos u sillni si fëmijë, nëse ai është i tillë. Durimi është arma më e mirë.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Pas një periudhe të kaluar tepër të vështirë në të cilën keni treguar se jeni pjekur të ballafaqoheni me çdo sfidë, tani është koha për t’u ballafaquar edhe me gjëra më serioze. Ç’është e vërteta, nuk e keni merituar një periudhë të tillë, por duhet patjetër të bëheni i qëndrueshëm. Ndryshe, nuk mund t’i arrini objektivat e parashikuara afariste.

Shëndeti: Ka rrezik të bëheni viktimë e infeksionit akut të traktit të frymëmarrjes. Pini më shumë çaje dhe gjeni dikë t’ju shoqërojë këto ditë.

Dashuria: Mos ikni nga obligimet që kanë të bëjnë me krijimin e lidhjeve të gjata dashurore. Pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes është: Çfarë ju duhet lidhja, në të cilën çdo gjë e kuptoni si detyrim. Mbase është koha të kërkoni diçka të re.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Ju ka rënë entuziazmi me të cilin dikur u jeni qasur punëve. Ju mbase mendoni se me improvizime mund të kompensoni mungesën e elanit. Po bëni gabim trashanik, sepse eprorët tuaj këtë gjë po e vërejnë shumë mirë. Gjërat mund t’i ndryshoni vetëm nëse ndryshoni edhe ju qëndrimin ndaj punës dhe bashkëpunëtorëve.

Shëndeti: Kushtoni kujdes më të madh higjienës personale, sepse mund t’ju ndodhë që për shkak të moslarjes së duarve, t’ju shfaqet infeksion serioz i zorrëve.

Dashuria: Sado që lidhja juaj është e qëndrueshme, asaj i nevojitet një lloj freskie. Bisedoni me personin tuaj të dashur lidhur me këtë dhe mësoni se cilat janë dëshirat e tij. Mos u befasoni me përgjigjet që do t’i merrni. Lidhja dashurore nuk funksionin vetëm ju të merrni nga ajo, por edhe ta jepni në të njëjtën masë.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Do të jetë kjo një javë në të cilën do të mund të kënaqeni me rezultatet e punës së vlefshme që keni bërë gjatë periudhës së kaluar. Çfarë të thuhet tjetër, përveç që këtë kënaqësi e keni merituar. Vazhdoni kështu, mos e ulni ritmin e aktiviteteve afariste.

Shëndeti: Duhet t’i kushtoni kujdes traktit të frymëmarrjes. Nëse jeni duhanxhi, urgjentisht gjeni vullnetin dhe mënyrën se si ta braktisni këtë shprehi të tmerrshme.

Dashuria: Duhet të liroheni sa më parë nga nostalgjia për kohën kur keni qenë i kënaqur dhe të mendoni për simpati dhe dashuri të reja. Nëse liroheni nga e kaluara, do të jeni në gjendje të investoni për ardhmërinë tuaj dashurore. Mos hezitoni, në horizont është një lidhje e re e cila do t’ju bëjë të ndiheni i lumtur.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Talentin, të cilin vërtet e posedoni, po e rrezikoni  me pakujdesi dhe me gabime të pafalshme. Nëse dëshironi të bëni karrierë të mirë, është koha e fundit t’i merrni gjërat me seriozitetin më të madh. Vetëm kur të kuptoni që organizimi i dobët dhe shtyrja e punëve janë problemi kryesor, do të keni gjasa të nxirreni nga kjo situatë.

Shëndeti: Shumica e miqve tuaj e kanë vërejtur që gjendja e përgjithshme kohëve të fundit ju është përmirësuar. E gjithë kjo është në saje të mënyrës së jetesës së shëndetshme të cilën e keni praktikuar.

Dashuria: Shumica e miqve të tu prirjen tuaj për të bërë vetëm flirte dhe mashtrime po e kuptojnë si dëshmi që jeni person me vese të këqija. Mos ua vini veshin shumë thashethemeve, por vetëm vazhdoni të tregoni natyrën tuaj, derisa të gjeni personin e dëshiruar.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Jeni duke e vërejtur që organizmi nuk mund ta përballojë këtë ritëm të punës që e keni. Organizmi ka nevojë për pushim, ndërkaq thjesht nuk po i jepni pushim vetes. Është mirë të bisedoni me shefin për ta zgjidhur këtë problem. Mbase do të merrni ndonjë këshillë të mirë.

Shëndeti: Organizmit i nevojitet doza e mjaftueshme e vitaminave dhe e mineraleve në mënyrë që të funksionojë normalisht. Është koha ta kuptoni se sa është i rëndësishëm roli i ushqimit të rregullt dhe mënyra e rregullt të jetesës, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nuk po bëni mirë që po vuani për një shans të dështuar, sepse vuajtja për të do të mund t’ju kushtojë shumë në të ardhmen. Krijoni lidhje të reja dhe shpejt do të këndelleni. Edhe ashtu do të keni mjaft shanse.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Kjo javë është vendimtare për të ardhmen e firmës suaj në të cilën jeni duke punuar. Yjet janë në anën tuaj, mirëpo ju nevojitet ndihma e një personi inteligjent i cili është shumë i rëndësishëm në jetën tuaj – ai jeni ju. Mund të prisni edhe pozitë më të lartë në firmën tuaj, por edhe ngritje page.

Shëndeti: Po ju errësohen sytë, jeni të molisur, nervoz, ju dridhen duart. Të gjitha këto janë simptoma stresi të shekullit të 21-të. Përpiquni të relaksoheni, pini një gotë verë në mbrëmje.

Dashuria:  Në lidhjen tuaj dashurore çdo gjë është duke lulëzuar, mirëpo së paku partnerit duhet t’i jepni gjysmën e energjisë pozitive që e posedoni, në raport me atë se sa është duke ju ofruar ai. Po ta vënit veten në vendin e saj, do ta kuptonit më mirë.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Keni qenë shumë i durueshëm dhe ky durim do të fillojë dalëngadalë t’ju shpaguhet. Vetëm një gjë nuk duhet ta harroni kurrë: të gjitha obligimet dhe detyrat duhet t’i bëni menjëherë! Situatën financiare do ta mbani nën kontroll, në saje të kujdesit rreth shpenzimeve.

Shëndeti: Alkooli është një gjë që nuk ju nevojitet në jetë, së paku jo në sasitë me të cilat jeni mësuar. Rrethanë fatlume është ajo që vetë keni filluar ta kuptoni me kohë.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore varet ekskluzivisht nga sinqeriteti juaj. Sado që t’ju duket brutale, dhe sado që personi juaj i dashur të reagojë në mënyrë teatrale, gjithmonë duhet të jeni krejtësisht i sinqertë. Në dashuri e mira me të mirë gjithmonë kthehet.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Duhet të bëni durim edhe pak. Periudha e kaluar ka qenë e lodhshme dhe nuk keni qenë i shpërblyer në mënyrë adekuate për punën që e keni bërë, mirëpo gjëja kryesore është që të mos humbni durimin për gjëra të kota. Ditët në vijim do të jenë më dobiprurëse.

Shëndeti: Për shkak të stresit dhe të mënyrës së parregullt të jetesës, shëndeti ju është rrezikuar dukshëm. Megjithatë, nuk është ende vonë të vini në vete dhe të bëni veprimin e duhur.

Dashuria: Nëse në lidhjen tuaj dashurore çdo gjë funksion mirë, është koha që me personin e dashur të planifikoni të lindni një fëmijë. Kjo është periudha më e volitshme për realizimin e këtij qëllimi. Yjet do të jenë më shumë në anën tuaj.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do të jeni para një vendimi shumë të rëndësishëm. Do të jeni të detyrueshëm të ballafaqoheni me mundësinë e humbjes së punës të cilën e doni, të cilën jeni duke e punuar me shumë kujdes dhe zell dhe e cila është vendimtare për jetën tuaj. Nëse do t’ju ndodhë një gjë e tillë, duhet të bëheni i fortë dhe ta përjetoni sa më lehtë.

Shëndeti: Hani më shumë pemë, sepse mungesa e vitaminave do të thotë që çdo gjë në jetë ta bëni së paku një për qind më ngadalë, më keq dhe më pak kualitative se sa do të jeni në gjendje ta bëni.

Dashuria: Egoizmi juaj nganjëherë është aq i pavend sa që është për t’u habitur që ndonjë partner ka pasur durim të qëndrojë në lidhje dashurore me ju. Duhet patjetër ta kuptoni se pos jush ekziston edhe pala tjetër.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Shanset që të gjeni ndonjë punë në organet shtetërore janë baras me zero. Kurrë nuk do të kishit qenë të kënaqur. Prandaj merrni gjërat nën kontroll dhe filloni një biznes privat.

Shëndeti: Për hiçgjë vraponi te mjeku. Ajo që është që është për keqardhje, ju atje i merrni të gjitha viruset. Nuk është mirë të jeni vesveseli.

Dashuria: Jeni të brengosur për të ardhmen e lidhjes suaj dashurore pa ndonjë arsye të rëndësishme. Mos u brengosni aq shumë, por vetëm përpiquni që personit të dashur t’ia plotësoni dëshirat për të shkuar në një udhëtim që kaherë jua ka kërkuar.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Dyshimet se nuk do të jeni i aftë t’i përballoni obligimet e punës e që ju kanë shkaktuar telashe të konsiderueshme tani janë gjithnjë e më të rralla. Nëse dëshironi që ato të eliminohen plotësisht, vetëm vazhdoni të punoni me zell dhe me kujdes sikur edhe deri tani.

Shëndeti: Dhembja e nyjave dhe molisja mund të tregojnë shumë gjëra, mirëpo në rastin tuaj fjala është për infeksion të thjeshtë virusal. Bëjeni një pushim.

Dashuria: Kurrsesi nuk po mund të jeni i qetë, edhe pse këtë nga ju e pret personi i dashur. Vetëm kur t’ju bëjë ultimatum, atëherë ju do të frikësoheni se do t’ju braktisë, andaj edhe do t’i respektoni rregullat për lidhje të sinqertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat