Majaja e birrës, një eliksir bukurie për lëkurën dhe flokët

Life style

Majaja e birrës, një eliksir bukurie për lëkurën dhe flokët

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Ilustrim

Majaja e birrës nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë për të bërë pica dhe bukë, por është një aleat i vërtetë i flokëve dhe i lëkurës.

A keni menduar ndonjëherë të përdorni majanë e birrës për bukurinë e lëkurës dhe flokëve tuaj?

Ajo është një burim i kripërave minerale dhe vitaminave, por le të shohim se cilat janë përfitimet në fushën e kozmetikës.

Majaja e birrës dhe thonjtë

Sa herë keni pasur thonj të dobët dhe të copëtuar, veçanërisht ato të duarve sepse kanë qenë shumë në ujë?

Zgjidhja është një kurë me maja të tretur në ujë ose mund të përdorni shtesa ushqimore. Gjithmonë pyesni mjekun tuaj për këshilla përpara se të merrni suplemente. Falë pranisë së magnezit, kalciumit dhe hekurit, majaja lehtëson rritjen e thonjve dhe i bën ata më të bukur.

Lëkurë e ndritshme dhe e pastruar

Majaja e birrës përmban kripëra të vitaminës B dhe minerale, të cilat ndihmojnë në lagështimin e lëkurës, duke e bërë atë më të butë, rrezatuese dhe të tonifikuar. Për më tepër, falë vetive të saj anti-bakteriale, ajo mund të kurojë lëkurën e yndyrshme dhe të prirur për të kriuar puçrra, pasi riparon prodhimin e sebumit. Për këto arsye majaja e birrës përdoret për përgatitjen e maskave të bukurisë.

Recetë për të përgatitur në shtëpi maskën e bukurisë.

Maska për fytyrën me maja birre

Përbërësit:

2 lugë maja birrash

disa pika uji trëndafili

disa pika vaj aguliçe

Përgatitja:

Përzieni dy lugë maja me disa pika ujë të trëndafilit dhe vaj aguliçe. Përziejini derisa të merrni një pastë të trashë për ta përhapur në fytyrën tuaj. Lëreni maskën të veprojë për rreth njëzet minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë të ngrohtë.

Forcon flokët dhe i bën ato më të ndritshme

Ka periudha të vitit në të cilat jeni veçanërisht të stresuar dhe për pasojë trupi ka mangësi në vitamina, nga të cilat preken dhe flokët. Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të ndritshëm dhe të fortë duhet të merrni më shumë vitaminë H dhe vitaminë B8, por pak njerëz e dinë që majaja i përmban të dyja këto vitamina.

Ekzistojnë tre alternativa për flokët:

Merrni suplemente për periudha të shkurtra: gjithmonë pyesni mjekun;

Shtoni maja në ushqime të sezonit si sallatat dhe gatimet me bazë perimet.

Përgatisni vetë një maskë flokësh.

Maska rigjallëruese për flokët

Përbërësit:

200 ml ujë të ngrohtë

1 kub maja

Përgatitja:

Lani flokët ashtu siç bëni zakonisht, fshijini me një peshqir, pa i shtrydhur shumë. Shkrini kubin e majasë në ujë të ngrohtë. Përzierjen e përftuar hidheni mbi flokë dhe masazhojeni butësisht në mënyrë që të depërtojë thellë. Shpëlajeni mirë dhe më pas thani flokët ashtu siç bëni zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat