Këshillat e gjinekologut për të mos patur siklete ‘aty poshtë’; Ç’duhet të mbani parasysh kur blini, vishni dhe lani mbathjet - Bota Sot
Këshillat e gjinekologut për të mos patur siklete ‘aty poshtë’; Ç’duhet të mbani parasysh kur blini, vishni dhe lani mbathjet

Life style

Këshillat e gjinekologut për të mos patur siklete ‘aty poshtë’; Ç’duhet të mbani parasysh kur blini, vishni dhe lani mbathjet

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Sa shumë ndikojnë veshjet e brendshme – nga ato me dantellë dhe deri te ato “alla gjyshe” në shëndetin vagjinal? Shumë. Prandaj këshillat e gjinekologut ndihmojnë që mos kemi siklete atje poshtë

Sipas gjinekologëve ka një mënyrë për të blerë veshje intime në mënyrë që të garantojnë shëndetin vaginal, prandaj merrni shënime.

Gjatë blerjeve zgjidh mbathje prej pambuk

Sigurohu që pjesa e mesit që mbulon hyrjen vagjinale të jetë prej pambuku. Mund ta dallosh duke e krahasuar me bluzën tënde të preferuar ose duke e prekur me kujdes. Nëse blen mbathje online sigurohu që të lexosh përbërjen në përshkrimin e produktit. Mbathjet që nuk kanë pjesën e mesit prej pambuku nxisin infeksionet apo vaginitin.

“Materialet sintetike, nuk lejojnë ajrosjen në këtë zonë duke krijuar mjedis për shtimin e baktereve”, thotë Alyssa Dwek, në studimin e vitit 2019 nga Gazeta e Obstetrisë dhe gjinekologjisë.

Prefero ngjyrat neutrale

Nëse ke irritim të vazhdueshëm në zonën intime, mund të jetë shkak dhe koleksioni i mbathjeve me ngjyrat e ylberit. Kjo sepse vulva (pjesa e jashtme e vagjinës) mund të jetë e ndjeshme ndaj ngjyruesve të përdorura në veshje intime.

Padyshim që mund të ketë dhe arsye te tjera, siç janë reagimet ndaj një detergjenti të ri ose ndonjë infeksioni bakterial. Por, nëse vini re që nuk ka ndryshime, atëherë provoni të mos vishni më mbathjet me ngjyrë dhe të preferoni ngjyra neutrale.

Zgjidh mbathje me performancë të lartë dhe materiale teknologjike

Shembull i mirë janë mbathjet për palestër ose aktivitet fizik. Këto mbathje janë ndërtuara që të thahen shpejtë, duke evituar krijimin e baktereve apo infeksioneve të ndryshme që vinë nga lagështia.

Këto mbathje janë shumë fantastike dhe për udhëtim, duke parë që nëse i lan në darkë, në mëngjes i ke të thata, dhe nëse je në hotel.

Gjatë përdorimit

Të gjitha ne, kemi nga ato mbathje që përdorim gjatë ciklit për të qenë më komode dhe të sigurta. Nëse te ato ka ndonjë njollë cikli, për sa kohë mbathjet janë të lara, nuk ka problem. Nuk është shenjë që bakteret kanë mbetur në fabrikë, konfirmojnë doktorët.

Vazhdo, mund t’i ruash ato mbathje në sirtarin tënd, deri ciklin tjetër.

Qëndro e thatë

Sekrecione të bardha, cikël, djersitje gjatë ditëve të nxehta, të gjitha këto situata krijojnë lagështi në mbathjet dhe veshjet intime. Por, mundohu të qëndrosh në thatësirë nëse mundesh. Edhe nëse kjo do të thotë të mbash një palë mbathje rezervë me vete.

Synimi edhe në këtë rast, është që të evitohen bakteret afër vagjinës në mënyrë që mos nxisin infeksion urinar ose vaginal. Është gjithashtu inteligjente nëse ndërrohemi sa më shpejtë që mundemi, mbasi kemi djersitur.

Përkujdesi

Duhet të dini që mbetjet e fekaleve të mos pastruara mirë mund të transferohen te pjesa vagjinale duke shkaktuar infeksionet që aq shumë duam të evitojmë. Prandaj në rrobalarëse, përdor ujin e ngrohtë dhe një cikël të lehtë larjeje me detergjent pa aromë.

Është e këshillueshme që në rrobalarëse të vendosim vetëm mbathjet, në mënyrë që të pastrohen sa më mirë duke përdorur gjysmën e dozës së detergjentit, për të realizuar më mirë shpëlarjen e tyre.

Zëvendësoji si bluzat

Mund të mendosh që të gjitha këto informacione nuk do të ndihmojnë në shëndetin e vagjinës tënde, apo jo? Mendon që duhet të ndërrosh mbathje çdo gjashtë muaj që vagjina të gëzojë shëndet të plotë? Janë vetëm mite, sepse mbathjet duhen ndërruar sa herë që janë të vjetruara ose në to ka vrima apo shqepje, si simbol i vjetërsisë.

Ky nivel përdorimi tregon që mbathjet duhen hedhur për të evituar kruajtje apo fërkime të bezdisshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat