Glosofobia, e dini se çfarë është? - Bota Sot
Glosofobia, e dini se çfarë është?

Life style

Glosofobia, e dini se çfarë është?

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Thjeshtë frika e të folurit në publik. Dhe për fat të keq prek gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët ndihen të frikësuar kur duhet të flasin para një audience të gjerë, të cilën ata nuk e njohin

Kjo sindromë sipas hulumtimeve të fundit, prek një në katër persona. Sipas një studimi të organizatës YouGov UK, ekzistojnë 13 frikëra që nuk i lejojnë njerëzit të flenë natën.

A e dini se ku renditet glosofobia? Pozicionohet në vendin e tretë, si dëshmi e faktit se prek shumë njerëz.

Shumë të famshëm vuajnë ose kanë vuajtur prej saj: Barbra Streisand, Ella Fitzgerald, Enrico Caruso, Luciano Pavarotti, Fiorello, Adele.

Shumë burra të pushtetshëm, siç është ekonomisti Warren Buffett ose themeluesi i Virgin, Richard Branson, gjithashtu kanë vuajtur nga ankthi publik.

Për fat të mirë, kjo mund të tejkalohet.

Për disa njerëz, të folurit në publik është themelor për punën ose rolin e tyre shoqëror. Kapërcimi i ankthit nëse duhet të hapni gojën përpara audiencës është i mundur.

Massimiliano Cavallo, një nga ekspertët kryesorë italianë në të folurit në publik, autor i librit “Të folurit në publik pa frikë”, shpjegon se mund të mësosh të menaxhosh frikën e të folurit në publik.

Si të kapërceni frikën e të folurit në publik?

Eksperti sugjeron një seri taktikash që duhet t’i mbani gjithmonë mend!

▪ Njihuni me vendin ku do të mbahet fjalimi

▪ Mos e lexoni fjalimin dhe mos e mësoni përmendësh sepse shumicën e kohës përfundoni duke bërë gabime

▪ Shikoni audiencën në sy

▪ Ngrini pak volumin e zërit tuaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat