Pastroni rrëmujën me ndihmën e copës së bukës - Bota Sot
Pastroni rrëmujën me ndihmën e copës së bukës

Life style

Pastroni rrëmujën me ndihmën e copës së bukës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 08:04
Ilustrim

Me këto tri këshilla se si ta përdorni fetën e bukës shumë shpejt do të pastroni sipërfaqe të ndryshme në kuzhinë…

Struktura sfungjerore bukën e bardhë e bën ideale për eliminimin e njollave.

1. Eliminoni lëngun

Keni përzier sallatën dhe ju është derdhur në mes të tavolinës dhe rrjedh lëngu i sallatës nga të gjitha anët, ndërkaq ju nuk keni afër asnjë leckë?

Merrni një copë buke, sepse ajo shumë shpejtë do të thitë lëngun! Nëse vera apo salca ju derdhet në çarçaf tavoline, gjithashtu mund ta eliminoni dëmin me bukë dhe në këtë mënyrë do të zvogëloni mundësinë e shfaqjes së njollave të forta.

2. Pastroni njollat yndyrore nga muret

Nëpër shtëpinë tuaj shpesh vrapojnë fëmijët të cilët harrojnë që gishtat e bërë me yndyrë lënë njolla në mure? Mos u brengosni, një copë buke do t’ju ndihmojë që t’i eliminoni ato.

Sipërfaqja e butë e bukës së bardhë butësisht do t’i eliminojë mbetjet eventuale të ushqimit, posaçërisht në tapeta të mureve të cilat janë rezistuese ndaj ujit.

3. Mblidhni mbetjet e xhamit të thyer

Keni thyer gotën, ndërkaq në afërsi nuk ju ndodhet thithësja e pluhurit? Dihet që as fshesa kurrë nuk i mbledh të gjitha grimcat e xhamit, mirëpo buka e bardhë do ta bëjë atë punë për mrekulli!

Shtypni butësisht një copë buke në copëzat e xhamit të cilat menjëherë do të ngjiten për sipërfaqe. Kështu do t’i largoni madje edhe grimcat më të imta të gotës së thyer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat