Studimet tregojnë që thashethemet janë të mira për shëndetin psikik

Life style

Studimet tregojnë që thashethemet janë të mira për shëndetin psikik

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Mund t'iu duket e pabesueshme, por shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se thashethemet janë shumë të mira për shëndetin tonë psikik.

Sipas studimeve, ne kalojmë 52 minuta në ditë duke diskutuar rreth personave të tjerë, pra duke bërë thashetheme. Shumica e thashethemeve nuk janë thjesht për të përulur dikë, por për të shprehur ndjenjat tona, raporton “BrightSide”.

A janë thashethemet zakon aq i keq sa mendojmë?

Shumica thonë se thashethemet janë të liga dhe gjë e ulët, por si përfundim ato janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë të përditshme.

Psikologja Megan Robbins nga Universiteti i Kalifornisë, bëri kërkime rreth mënyrës se si bëjmë thashetheme. Për këtë studim Robbins bashkë me kolegët e vet dëgjuan bisedat e 467 personave dhe erdhën në dy përfundime:

I pari, se ne kalojmë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme.

I dyti, vetëm 15% e thashethemeve janë negative.

Një përfundim tjetër ishte se meshkujt bëjnë thashetheme aq sa femrat, dhe se personat më të ri shpërndajnë thashetheme negative më shumë.

Por, edhe këto thashetheme negative janë të mira për neve sepse në këtë mënyrë ne e kuptojmë se njerëzit bëjnë thashetheme për disa pjesë të veçori ose zakone që i kemi edhe kështu mund ta përmirësojmë personalitetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat