E dashura ime nuk dëshiron seks me mua, thotë se ish i dashuri i saj, ka qenë më seksi dhe.....

Life style

E dashura ime nuk dëshiron seks me mua, thotë se ish i dashuri i saj, ka qenë më seksi dhe.....

Nga: D.B. Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Tabloidi i njohur Britanik “The Sun” ka publikuar një histori në rubrikën “E dashur Deidre”, në të cilën ndoshta mund ta gjejnë veten shumë femra me eksperiencë seksuale, të cilat nuk janë edhe aq të kënaqura me partnerët e tyre, transmeton “ Bota sot”.

Këtë rrëfim e sjell 24 vjeçar i cili thotë se e dashura e tij, nuk është shumë e dhënë pas seksit me të. Madje sipas, tij aj disa herë e ka përbuzur atë, duke i thënë se “ nuk është aq seksi dhe atraktiv sa ish-i dashuri i saj”.

E dashura Deidre:

Kam një hall të madh dhe nuk di si ta zgjidh. E dashura ime vazhdimisht më thotë se ajo më do, por që unë jam i padobishëm në shtrat dhe se nuk jam aq seksi.

Unë jam 24 vjeç, kurse ajo është 19 vjeç dhe unë rezervova një fundjavë  që ë kalonim në alpe, sa ishim dy muaj bashkë. Ne po kalonim një ditë të bukur dhe një   mbrëmje të këndshme. Pasi hëngrëm darkë, dhe pimë verë të kuqe, në verandën ku ishim duke qëndruar në një vilë, pranë asaj pamjet mrekullueshme malore, prisja që në fund kur të shkonim në shtrat të kishim një seks të zjarrtë dhe të pa harruar. Por nuk më doli ashtu si mendova.

Pasi u futëm në dhomë, e dashura ime filloi të ankohet, duke më thënë se jam e lodhur disi e rraskapitur për gjumë, dhe krejt në fund më tha, se ti nuk je edhe aq seksi dhe atraktiv në shtrat. Mbeta i shtangur se nuk e prisja një gjë të tillë. Pas kësaj kuptova se ajo çdo herë paska aktruar me mua, se kënaqet në shtrat a në realitet paska qenë e zhgënjyer.

Atë natë nuk bëmë asgjë, dhe në mëngjes më tha sërish se i vjen keq, por se unë nuk jam tip i nxehtë, si ish i dashuri i saj. Unë tani ndjehem i turpëruar dhe i zhgënjyer me veten. Çfarë të bëj? Unë e kam dashur atë por tani ja se ku gjendem. Të lutem Deidre më ndihmo.

Përgjigjët e Deidres:

Jam e sigurtë se edhe e dashura  jote është e turpëruar gjithashtu, dhe ajo vetëm po tradhtonte mungesën e ekspertizës seksuale. Ju jeni të dy të rinj.

Çdo njeri mund të jetë një dashnor i shkëlqyer, pavarësisht se çfarë akti seksual bën.

Ajo që ka rëndësi është të jesh i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe të kuptosh përgjigjet seksuale të një gruaje.

Mundohu ta kuptosh nëse ajo vërtet të do me zemër apo rri me ty, vetëm pse ti e don atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat