Mësojini njëherë e përgjithmonë, pozicionet në të cilat duhet dhe nuk duhet të flemë

Life style

Mësojini njëherë e përgjithmonë, pozicionet në të cilat duhet dhe nuk duhet të flemë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Secili nga ne ka pozicionin e tij të preferuar, për të bërë një gjumë të mirë dhe të rehatshëm. Jo gjithmonë pozicioni ynë i parapëlqyer i gjumit është i dobishëm për shëndetin tonë.

Të flesh në shpinë – Ky është pozicioni më i mirë për shëndetin. Dr.Michael Breus,psikolog klinik shpjegon se gjumi në pozicionin në shpinë, ndihmon që koka të vendoset drejt dhe pesha të shpërndahet në të gjithë shpinën.

Një pozicion ky shumë i përshtatshëm ortopedikisht. Për personat që gërrhasin apo vuajnë nga apnea e gjumit, ky është pozicioni më i keq. Fyti dhe beli tërhiqen poshtë nga graviteti, duke e bërë edhe më të vështirë frymëmarrjen.

Të flesh në krahun e djathtë – Në qoftë se gjendja juaj shëndetësore është e mire, gjumi në krahun e djathtë nuk ka asnjë rrezik. Por në qoftë se keni probleme shëndetësore, si shqetësimet me zemrën apo stomakun, apo në qoftë se jeni shtatzënë,mundohuni të ktheheni nga ana e majtë.

Pozicioni me një këmbë të mbledhur lart – Ky është një pozicion jo i shëndetshëm,sidomos për personat që kanë probleme me shpinën. Sipas Breus, ky pozicion mund të shkaktojë dhimbje në fundin e shtyllës kurrizore.

Të flesh përmbys – Ky është pozicioni më i dëmshëm për shëndetin. Sipas ekspertëve, pas gjumit në këtë pozicion, me shumë mundësi do të zgjoheni me dhimbje në mëngjes. Të flesh me stomak do të thotë se barku tërhiqet poshtë dhe shpina lakohet. Koka mundohet të kthehet në një kënd 90 gradë. Ky pozicion mund të shkaktojë tendosje apo dhimbje të qafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat