Pastroni trupin pas pushimeve

Life style

Pastroni trupin pas pushimeve

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Gjatë stinës së verës dilet më shpesh, pihet më shumë dhe hahet më shumë se normalja. Ata që kanë vajtur me pushime me siguri që kanë vënë re disa kilogramë më tepër dhe pas pushimeve është e domosdoshme të ndiqet një regjim ushqimor që pastron organizmin nga toksinat e dëmshme.

Aktiviteti fizik- Për pastrimin e trupit nevojiten minimumi 20 deri në 30 minuta stërvitje fizike intensive pasi ndihmon në eleminimin e toksinave me më shumë shpjetësi. Përdorimi I saunave do ishte ideale pasi riaktivizon qarkullimin e qelizave dhe nxjerr më me lehtësi toksinat.

Uji- Dihet tashmë të mirat e ujit për shëndetin, sa më shumë ujë të konsumoni aq mq shumë favorizoni pastrimin e mëlçisë.

Frutat dhe perimet- Përfshijini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor fruta dhe perime. Qepët, brokoli, hudhrat, veza, speci, lulelakër etjjanë ndër elementët ushqimor që ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat