Baballarët më të lumtur në punë se sa të qëndrojnë me fëmijë në shtëpi

Life style

Baballarët më të lumtur në punë se sa të qëndrojnë me fëmijë në shtëpi

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:20
Foto Ilustrim

Baballarët të cilët punojnë me orar jo të plotë dhe duke qenë më shumë në shtëpi me fëmijët, janë të pakënaqur, thotë një studim. Lexuesit e “20 Minuten” rrëfejnë përvojat e tyre.

Baballarët që punojnë 100 për qind, mesatarisht janë më të lumtur se ata baballarë që punojnë me kohë të pjesshme dhe janë më shpesh në shtëpi. Ky është përfundimi i një studimi nga sociologu gjerman Martin Schröder.

“Baballarët bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa më shumë që zvogëlojnë kohëzgjatjen e punës. Puna me kohë të pjesshme i bën ata më të pakënaqur”, ka pohuar Schröder për “Tages-Anzeiger “.

Nga ana tjetër, nënat mund t`iu përballojnë njësoj këtyre sfidave, si në shtëpi, po ashtu edhe në vendet e tyre të punës.

E përditshmja “20 Minuten” ka dashur të zbulojë më tepër nga baballarët zviceranë: A jeni më të kënaqur me një punë me orar të plotë apo me një punë me orar të pjesshëm? Dhe a preferoni të kaloni më shumë kohë në zyrë apo me familjen? Më poshtë mund të gjeni një përzgjedhje të përgjigjeve:

E dua vajzën time mbi të gjitha. Megjithatë, duhet të them se puna është shumë më pak e komplikuar sesa rritja e fëmijëve. Më pëlqen të luaj me te me kukulla … por çdo ditë? Më pëlqen gjithashtu të lexoj libra … por në një moment edhe tregimet bëhen monotone. Dhe lojërat e fëmijëve janë më shumë për fëmijët sesa për të rriturit. Kjo është arsyeja përse një punë me orar të pjesshëm nuk do të ishte për mua. Por, unë kam respekt të madh për të gjitha nënat dhe baballarët që merren me kujdesin e fëmijëve dhe i kanë përballuar këtij veprimi. Por, unë nuk mund ta bëj.

Pas fëmijës së dytë, e lashë punën time profesionale, sepse gruaja ime fiton më mirë dhe ka më shumë orë pune të përshtatshme për familjen. Për dy vjet isha në amvisëri, sot kam një punë 20 për qind. Si baba, nuk ka asgjë më të mirë se sa të shohësh fëmijët e tuaj të rriten. Për këtë unë dua të lë karrierën anësh. Njeriu jeton për të jetuar dhe për të dashur dhe jo të punojë e të bëjë karrierë. Unë e përdor njohurinë time nga puna ime e mëparshme për tu bërë vullnetar, në mënyrë që të arrij diçka në mënyrë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat