10 shenja që ju përpiqeni t’i plotësoni dëshirat e të tjerëve shumë

Life style

10 shenja që ju përpiqeni t’i plotësoni dëshirat e të tjerëve shumë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Ilustrim

Nganjëherë është shumë e vështirë të jemi të lumtur ndërkohë që përpiqemi që të plotësojmë kërkesat e të tjerëve, prandaj ne kemi disa këshilla se si të ndaloni këtë pa e mërzitur askënd.

Të qenit pozitiv dhe përpjekja për t’i bërë të gjithë të lumtur nuk zgjatë shumë, shkruan “BrightSide”.

Nëse përpiqeni shumë, atëherë do të iu duhet ta lini veten pas dore, dhe kjo do iu bëjë të palumtur.

Këto janë disa shenja që ju po përpiqeni shumë për të tjerët dhe si ta ndaloni në mënyrë të sjellshme.

E keni të vështirë të thoni jo.

Gjithmonë përpiqeni të ndihmoni tjerët dhe të organizoni jetën e tyre, sepse nuk mund të thoni jo nga ndjenja e fajit.

Ju keni nevojë të kuptoni se është në rregull të thoni jo, kjo nuk të bënë egoist, tregon se ju keni respekt për veten.

Doni që të gjithë rreth jush të ju pëlqejnë.

Frika nga refuzimi iu shtynë që të përpiqeni t’i kënaqni të gjithë. Ju keni frikë  të jeni vetëm.

Në këtë rast, ju po manipuloheni nga të tjerët. Mos i lejoni të tjerët të dallojnë se ju keni frikë të jeni vetëm.

Emocionet negative të të tjerëve iu ndikojnë.

Kur dikush është i nevrikosur, ju përpiqeni të mos e acaroni më shumë dhe keni frikë që do kthehet kundër jush.

Kuptojeni konfliktin dhe shmangeni nëse mundeni. Nuk është detyra juaj ti mbani njerëzit e lumtur.

Ndiheni fajtorë dhe kërkoni falje për gjithçka.

Nëse një situatë nuk shkon ashtu si ishte e planifikuar, ju kërkoni falje. Kjo vetëm do e uli vetëbesimin tuaj.

Jo çdo gjë rreth jush është përgjegjësia juaj, në shumë situata, nuk është e nevojshme të fajësohet dikush.

I injoroni ndjenjat tuaja për të tjerët.

Duke u shqetësuar për nevojat e të tjerëve, ju e injoroni veten dhe dëshirat tuaja.

Gjithmonë duhet ta vini veten në rend të parë, kur ju të ndiheni mirë, pastaj vinë ndjenjat e të tjerëve.

Keni dëshirë të dhuroni më shumë se të merrni.

Ju iu ofroni ndihmën tuaj të gjithëve, por ju nuk pranoni ndihmë nga të tjerët sepse keni frikë se do të bëheni i padurueshëm.

Vendosini prioritetet me rend. Nëse ju keni nevojë për diçka, mos keni frikë të kërkoni ndihmë.

Ju ndiheni përgjegjës për ndjenjat e të tjerëve

Nëse dikush gjendet në një konflikt, ju ndiheni sikur është faji juaj dhe ju duhet ta ndreqni situatën.

Tregohuni empatik me personin tjetër, por mos u ndjeni në faj nëse ju nuk mund t’i bëni të ndihen më mirë.

Përpiqeni të ju përshtateni njerëzve rreth jush

Njerëzit shpesh frikësohen të shfaqin natyrën e vetë të vërtetë para të tjerëve, duke e maskuar atë me personalitetet e të tjerëve.

Mësohuni të jeni vetja para të tjerëve, edhe nëse keni ngjashmëri, pranojeni faktin që ju jeni vetja.

Keni dëshirë të iu lavdërojnë të tjerët.

Ju keni nevojë të aprovoheni nga të tjerët, keni nevojë që ata të ju lavdërojnë kur ju bëni një veprim për ta.

Nuk keni nevojë për pranimin e të tjerëve, për sa kohë që ju jeni rehat me vetën, edhe të tjerët do iu duan.

Nuk e pranoni se jeni lënduar.

Ju e bllokoni vetën emocionalisht, në përpjekje që ti bëni të tjerët të lumtur rreth teje edhe kur ju jeni i lënduar për vete.

Pranojini ndjenjat tuaja sepse emocionet e shtypura do iu dëmtojnë shëndetin fizik dhe psikik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat