Pasi të lexoni këtë, do bëni çmos për të zgjuar 'shpirtin e festave' brenda jush!

Life style

Pasi të lexoni këtë, do bëni çmos për të zgjuar 'shpirtin e festave' brenda jush!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Dhjetori vjen automatikisht me drita, pemë, qirinj zbukurime të tjera dhe këngë festash.

Sidoqoftë, ka dy grupe njerëzish: entuziastët e festave dhe ekipi “Grinch”.

Nëse e gjeni veten më shumë te ekipi i dytë, ose thjesht ju mungon entuziazmi i festave, ju mund të jeni duke humbur përfitime të rëndësishme të shëndetit mendor.

“Përfshirja në këto aktivitete ëshë një strategji e mirë për ta ndihmuar veten”, thotë Caroline Fleck, psikologe klinike. “Po, ka përfitime të vërteta për ata që janë festivë”.

Një sezon normal pushimesh, sjell më shumë socializim, që çon në rritje të prodhimit të oksitocinës, hormonit të dashurisë, por këtë vit, sezoni i festave do të jetë më ndryshe.

Është e kuptueshme nëse nuk jeni aq entuziastë sa zakonisht, por duke bërë përpjekje për ta bërë hapësirën tuaj të duket festive, edhe nëse askush nuk do ta shohë atë përveç jush, mund t’ju frymëzojë për një reagim më pozitiv.

Është pak a shumë si metoda “fake it til you make it”. Me pak fjalë, bëni sikur jeni shumë entuziastë dhe të lumtur për të zbukuruar shtëpinë apo për të festuar dhe rrjedhimisht, do t’ju duket diçka normale dhe e vërtetë.

Megjithëse mund të jetë e vështirë të besosh në fuqinë e ndezjes së qirinjve, pjekjes së biskotave me aromë të mirë dhe vendosjes së Mariah Carey-t kudo nëpër shtëpi, këto përpjekje sipërfaqësore në të vërtetë mund të frymëzojnë ndryshime thelbësore emocionale.

Fundja, vendosja e disa dritave është më e lehtë se disa orë terapi.

Këto “detyra të vogla”, estetikisht të këndshme, në të vërtetë mund të mashtrojnë trurin tuaj në lëshimin e hormoneve të mira, pavarësisht nëse ju po i ndjeni apo jo pushimet.

Arsyeja, shpjegon Fleck, është në të vërtetë mjaft e thjeshtë: Kalimi nëpër lëvizjet e një aktiviteti është një shembull i "biofeedback", që do të thotë “manipulimi me vetëdije i sistemeve në trupin tuaj, për të arritur një rezultat”, pak a shumë si ushtrimet e frymëmarrjes për të ulur rrahjet e zemrës.

E gjithë kjo, ndoshta në fillim s’do ju vijë natyrshëm, por pak nga pak, do shihni se si “Grinch-i” brenda jush do të shndërrohet në një Babagjysh pozitiv.

Për më tepër, çdo fundvit është njëkohësisht fillimi i një viti tjetër dhe çdo fillim është një shpresë që lind për të gjithë ne. Kaq mjafton për t’u ndjerë i lumtur, ose të paktën për t’u përpjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat