Pse meshkujt nuk kanë celulit?

Life style

Pse meshkujt nuk kanë celulit?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Sipas studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave përjetojnë celulit në një moment ose në një tjetër. Celuliti mund të jetë i pranishëm në trupat e burrave dhe grave, por është më i zakonshëm te femrat. Arsyeja?

Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te femrat ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Po kështu, hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Image

Kur një grua është në menopauzë, reduktohen nivelet e estrogjenit dhe rrjedhja e gjakut në indin lidhës nën lëkurë. Kjo ul prodhimin e kolagjenit dhe qelizat dhjamore zmadhohen. Të gjithë këta faktorë i bëjnë depozitat e dhjamit më të dukshme.

Celuliti, i cili njihet si “lëkura e portokallit” për shkak të pamjes, nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e vajzave dhe grave përjetojnë komplekse, sepse sipas tyre nuk duket mirë estetikisht, shumë studime janë kryer në lidhje me celulitin, ndonëse nuk ka produkte të pranuara gjerësisht, të paktën për efektet afatgjata. Mënyra e mirë për të luftuar celulitin është një dietë e shëndetshme, më pak yndyrë, jo duhan dhe jetesë aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat