Pse njëra anë e fytyrës tonë është gjithmonë më e bukur

Life style

Pse njëra anë e fytyrës tonë është gjithmonë më e bukur

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Psikologët besojnë se ka të bëjë me faktin se truri ynë e percepton ashtu.

Shpeshherë mund ta vëreni se shumica e njerëzve i bëjnë fotografitë nga njëra anë

Një pjesë shumë e vogël e personave i bëjnë fotografitë drejt, ose nga ana e tyre e “shëmtuar”

Zakonisht, të gjithë mendojnë se ana e tyre e majtë është më e bukur se ana e djathtë. Ky studim është bërë në Australi dhe quhet “Paragjykimi i anës së majtë”.

Rreth 8% e personave nuk bëjnë kurrë fotografi nga një kënd tjetër pos anës së tyre të majtë.

Besohet se ana jonë e majtë na duket më e bukur, pasi që ajo kontrollohet nga hemisfera e djathtë e trurit, e cila është përgjegjëse për emocionet tona.

Një studim i ngjashëm është bërë para ca kohësh në Shtetet e Bashkuara, ku disa personave iu kërkua që të definojnë se kush nga disa persona dukej më këndshëm në fotografi.

Shumica e tyre zgjodhi personat që kishin shfaqur më shumë anën e majtë të fytyrës.

Pra, është e gjitha çështje emocionale dhe nuk keni një anë më të bukur dhe një më të shëmtuar, është thjeshtë mënyra se si e perceptoni veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat