Si mund të përballoni vështirësitë e jetës

Life style

Si mund të përballoni vështirësitë e jetës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Pengesat bëjnë pjesë në rrugëtimin e çdokujt. Por nëse do të mund t’i shfrytëzoni, ato do t’ju bëjnë një person më të fortë dhe më autoritar. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për jetën tuaj

Pranimi i gabimeve vetjake: kjo është pengesa e vërtetë për t’u kaluar. Hedhja e fajeve mbi të tjerët është diçka e thjeshtë, por kjo nuk i zgjidh aspak gjërat. Ndryshimi lind nga aftësia e ndërgjegjes në atë që jetojmë dhe nga forca e brendshme që prodhojmë brenda vetes. Për t’u realizuar pas një rënieje, mbështetuni te kthjelltësia dhe përulësia, duke u rrethuar nga persona pozitivë dhe…mos harroni të buzëqeshni! Është një terapi më vete!

Pengesat

Vështirësitë janë pjesë e jetës. Ja mendimi i parë për t’u marrë në konsideratë dhe për mos ta harruar asnjëherë. Nuk do të mund të bëheni më të qetë duke eliminuar çdo problem. Përkundrazi, shpesh, sa më shumë të tentohet për të luftuar kundër një vështirësie, aq më shumë amplifikohet ajo në mënyrë të pandërgjegjshme. Gjëja me të vërtetë e rëndësishme, është të dini t’i jepni kuptim çdo vështirësie që hasni në rrugën tuaj dhe përmirësoni veten nëpërmjet tyre.

Në dashuri

Historia juaj përfundoi dhe ju tashmë duket sikur keni dëshirë vetëm të “villni vrer”? Bëni kujdes! Jepni kohë të mjaftueshme vetes për të nxjerrë dhimbjen tuaj, por përpara se të “hidheni” në një marrëdhënie të re, reflektoni mbi veten tuaj. Analizoni me objektivitet vazhdimin e historisë, mënyrën tuaj të të sjellurit, ndërsa marrëdhëniet e ardhshme shihini me kthjelltësi, dhe shfaqni ndershmëri sjelljen tuaj në dashuri. Do të jetë një leksion i madh, që do t’ju bëjë të kuptoni shumë nga vetja dhe mbi atë se çfarë kërkoni.

Përgjegjshmëria

Nuk rritemi derisa nuk përdorim në mënyrë të ndërgjegjshme përgjegjësinë e jetës sonë. Fajësimi i të tjerëve është i lehtë, sidomos për të justifikuar një dështim tuajin. Për t’u larguar nga kjo sjellje, shihni dhe analizoni në mënyrë të ndërgjegjshme mënyrën tuaj të të reaguarit. Përdorni kthjelltësinë dhe mos kini frikë të pranoni gabimet tuaja. Shikojeni veten nga jashtë, do të jetë një trajnim i përditshëm ndaj ndërgjegjes.

Shprehni dhimbjen

Qani. Mos kini frikë të shprehni emocionet tuaja, sepse njohja e dhimbjeve vetjake ju shpëton. Në një moment vuajtje t’i thuash vetvetes dhe të tjerëve “ji i/e fortë, mund t’ia dalësh” është pak e dobishme dhe demonstron një mungesë të ndjeshmërisë. Po, mund t’ia dalësh: është gjithmonë e mundshme të gjendet një zgjidhje, por është e nevojshme të “përqafoni” edhe pjesët tuaja më të brishta e për të cilat vuani shumë.

Përkëdheluni

Gjetja e kohës për vetveten është shumë e rëndësishme. Zgjidhni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë, eksperimentoni ato që nuk njihni, sepse përmes risive dhe rrugëtimeve jo të zakonshme do të zbuloni pikëpamje të ndryshme duke hapur horizontin tuaj mendor. Kështu që, thojini “po” sportit, palestrës, mirëqenies, sepse duke u nisur nga trupi ju mund të lidheni me emocionet tuaja më të thella.

Pozitiviteti

Kërkoni shoqërinë e personave që ju japin forcë, argëtim, optimizëm. Nëse do të ndiqni këtë këshillë do të shihni se jeta juaj do të bëhet më e bukur dhe më e dëshirueshme për t’u jetuar.

Mësoni

Konsiderojini gabimet tuaja thesar dhe përdorini për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj. Shpesh i japim më shumë rëndësi sukseseve tona, megjithatë një eksperiencë plus nuk është as pozitive dhe as negative: aftësia e saj për të ndikuar në të mirë e në të keq varet nga aftësia juaj për t’i parë eventet si një pengesë dhe një leksion nga i cili mund të mësoni.

Objektivat e reja

Aftësia për të ëndërruar është ajo që e bën qenien njerëzore një “motor” që vihet në lëvizje nga një forcë vitale e jashtëzakonshme. Fokusohuni në objektiva të reja: nuk është e rëndësishme se cilat janë ato. Kuptimi i kësaj qëndron në aftësinë për t’u realizuar edhe pas “rënieve”. Shtojini të përditshmes suaj një buzëqeshje dhe lejojini vetes të shijoni atë që jeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat