Vuani nga Sindroma e Mouse- it, zbuloni simptomat dhe zgjidhjet

Life style

Vuani nga Sindroma e Mouse- it, zbuloni simptomat dhe zgjidhjet

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Nëse nga një anë teknologjia ka thjeshtëzuar jetën tonë, nga ana tjetër ka bërë që të shfaqen dhe disa sindroma që na vijnë nga përdorimi i gjatë i kompjuterit.

Një ndër to është dhe ajo që njihet si, Sindroma e Mouse-it, ose në termin mjekësor, Sindroma e Tunnel Carpale, që ka të bëjë me shtypjen e një nervi që ndodhet në ligamentin e pulsit të dorës.

Por cila janë sintomat që nuk duhen neglizhuar?

Për të parandaluar këtë sindromë është shumë e rëndësishme për të njohur simptomat dhe sinjalet që trupi jonë na transmeton.

Ndodh kur përpara kompjuterit, që dora më të cilën po përdorimi mouse, na “bën miza”. Kjo është një ndër sinjalet e parë, që nuk duhet të neglizhohet. Nëse kjo gjendje bëhet e vazhdueshme është e nevojshme t’i  drejtoheni një mjeku dhe mund të jetë e nevojshme që t’i nënshtroheni një operacioni. Një tjetër simptomë është dhe ajo e humbjes së ndjeshmërisë së gishtave të dorës.

Por edhe për këtë sindromë teknologjia ka një zgjidhje.

Prej vitesh tashmë janë futur në treg, tastierat dhe mouse, sipas formës të dorës.

Pozicioni i zakonshëm në kompjuter e detyron dorën që të mbajë një qëndrim jo të natyrshëm, duke bërë presioni mbi tendinat, nervat dhe ligamentet.

Zgjidhje Hi-Tech, kundër sindromës së mouse, ndihmojnë në një pozicionim korrekt të krahëve, parakrahëve dhe pulseve, si psh “mouse vertikalë”.

Nëpërmjet këtij mouse, pulsi merr pozicion të ngritur dhe që është shumë natyror për dorën.

Gjithashtu një tjetër zgjidhje është tastiera e “pjerrët”, në të cilat tastet nuk janë të vendosur në mënyrë lineare, por të ndarë në dy gjysmë harqe, që vënë në punë parakrahët për të evituar që pesha të bie në puls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat