Si mund të përballeni me personat e “vështirë”?

Life style

Si mund të përballeni me personat e “vështirë”?

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Në jetën tuaj të përditshme takoheni apo punoni shpesh edhe me persona të cilët kanë një tip të vështirë! Ndaj “Ndryshe” këtë herë sjell disa sugjerime se si të kuptoheni me njerëz të tillë…

Si mund të kuptoheni me personat e vështirë? Të gjithë, të paktën një herë në jetë, janë gjendur përballë zgjidhjes së kësaj dileme. Po, sepse kemi takuar shumë persona me të cilët është e pamundur të kuptohesh dhe mbase do të vazhdojmë ta bëjmë ende. Ndonjëherë nuk kuptohet mirë shkaku i moskomunikimit, megjithatë ai ekziston dhe duket se nuk ka në mënyrë për ta shmangur. Si mund të merreni vesh me personat e vështirë? “Ndryshe” do t’ju sjellë disa këshilla për të përmirësuar marrëdhënien me të tjerët. Ja se si mund të silleni me personat që kanë një tip të vështirë:

1) A duhet t’i falni personat e vështirë?

Shpesh kur një person duket i vështirë në komunikim, duhet të “futesh” brenda për të kuptuar se vështirësia për t’iu afruar të tjerëve nuk varet nga një situatë personale veçanërisht e ndërlikuar. Kur kalohen periudha të ngjeshura me probleme personale të llojeve të ndryshme, ekziston tendenca për t’u ndier pothuajse të mbingarkuar nga prezenca e të tjerëve. Dhe çdo gjë duket se shkon në kahun e kundërt, apo në rrugën e gabuar. Megjithatë, nëse personi që keni përballë është vërtetë i vështirë, lëreni mënjanë mërinë dhe filloni një marrëdhënie më pak konfliktuale me një gjest miqësie.

2) Si të mbroni besimet tuaja në mënyrë reciproke

Nëse e pyesni veten se si duhet t’i trajtoni personat e vështirë, mos harroni që të niseni me idenë e qartë se ata mund të jenë shumë të ndryshëm nga ju në zgjedhjet dhe marrëdhëniet që krijojnë, sigurisht të gjitha të vlefshme për ta. Nëse dëshironi një këshillë për të gjitha situatat në të cilat atmosfera bëhet e tensionuar, ngadalësoni shpejtësinë e fjalëve. Pikërisht kështu. Një diskutim i ngazëllyer mund të arrijë deri në rreth 120 fjalë në minutë, ndërsa një diskutim i fortë  kur ju jeni të zemëruar apo të shqetësuar mund ta dyfishojë numrin e fjalëve të shqiptuara.

3) Bëj çfarë të duash!

Kjo është një nga fjalitë që nuk duhet ta thoni kurrë: bëj si të duash! Mjafton shumë pak për të shprehur të njëjtin koncept, por duke ruajtur respektin për të tjerët. Për shembull zgjidhni të thoni: “Faleminderit për ndihmën tënde, por nuk ndihem mirë për të folur në këtë moment”.

4) Si të ruani qetësinë në zyrë

Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë se si të përballeni me persona negativë në punë, filloni nga këshillat se si të fitoni respektin. Nëse punoni në zyrë dhe nëse kolegu/kolegia juaj është një person me të cilin është më shumë se e vështirë për të komunikuar, merrni në konsideratë faktin se momentin tuaj të pushimit mund ta kaloni edhe duke qëndruar ulur në tryezën tuaj. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për t’u “marrë” me njerëzit prepotentë. Mos i ktheni sytë nga kompjuteri për disa minuta, relaksojeni trupin duke e mbajtur shpinën drejt dhe përqendrohuni në ritmin e frymëmarrjes tuaj. Kështu, kur kolegu juaj të kthehet për t’ju “ngacmuar”, ju do t’i jeni mirënjohës që e bën këtë çdo dy minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat