Ja se si të dobësoni këmbët dhe krahët

Life style

Ja se si të dobësoni këmbët dhe krahët

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Tonike, të forta dhe të trajnuara… këto janë karakteristikat e këmbëve dhe të krahëve që do të donte çdo femër. Por nëse kjo gjë ju duket vetëm një ëndërr, gaboheni! Duhet të dini se është vetëm çështje stërvitjeje dhe zakonesh të mira

Ndryshimi i zakoneve të përditshme do t’ju ndihmojë të stërvisni këmbët dhe krahët në mënyrë aktive, duke i transformuar ushtrimet në stil jete. Shfrytëzoni shkallët dhe punët e shtëpisë për t’u vënë në lëvizje. Shëtisni në natyrë, kërceni dhe nxitni sa më shumë metabolizmin tuaj, pa shkuar në palestër.

Dobësimi i krahëve

Dobësimi i krahëve është një problem i cili prek më së shumti gratë. Për këtë fakt, ato kushtëzohen shumë herë në veshjen e tyre, pasi disa bluza apo fustane nxjerrin në pah problemin që ato kanë. Në këtë mënyrë ato janë gjithmonë në kërkim të këshillave për të zgjidhur sikletin e tyre. Por të dobësosh krahët nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendohet, që nga momenti që nuk ekziston një dietë specifike për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi. Mund të ndiqni dieta dobësimi të çdo lloji për të humbur peshë, por nuk është e thënë që humbja e kilogramëve të përfshijë në mënyrë të veçantë edhe krahët. Sigurisht që pas një diete do të ndihet humbja e përgjithshme në peshë, por mund të ndodhë që krahët të mbesin po në të njëjtën formë dhe në këtë mënyrë fillon një problem tjetër. Për të dobësuar krahët, pa u rrezikuar nga ndonjë surprizë e keqe, zgjidhja është që të bëni ushtrime të posaçme vetëm për zonën e krahëve, për t’i tonifikuar, deri në atë pikë sa të përmirësoni masën muskulore. Pra e rëndësishme është që në momentin kur mbani një dietë të përfshini në të edhe ushtrime të thjeshta veçanërisht për krahët.

Natyrisht për të dobësuar krahët, ekzistojnë ushtrime fitnesi specifike, të cilat mund të ndiqen në cikle të shkurtra, çdo 10 minuta në ditë. Duke iu kushtuar pak minuta në ditë një stërvitjeje apo një ushtrimi të thjeshtë, ju do të merrni rezultate mjaft të dukshme, të cilat i keni ëndërruar prej shumë kohësh. Por cilat janë ushtrimet më të përshtatshme për të dobësuar krahët? Ne ju këshillojmë që të ndiqni leksionet praktike të kampiones botërore të aerobisë sportive, Giovanna Lecis. Ju thjesht duhet të lundroni në internet, për t’i ndjekur në video ushtrimet të cilat ajo demonstron.

Pasi të bëheni pjesë e tyre ju do të keni krahë të tonifikuar, të hollë, ashtu siç i kanë për hije një femre e cila kujdeset për veten. Këshillat jua dhamë, tani është radha juaj të hidheni në “sulm” dhe të realizoni ëndrrën për të pasur krahë të dobët. Nuk do të jeni më në siklet prej tyre. Do të mund të vishni rrobat që më parë nuk mund t’i vishnit dot, sepse krahët tuaj dukeshin shumë keq. Por tani thjesht duhet të keni vullnet dhe durim për të ndjekur këshillat e mësipërme për të mos pasur më të njëjtin problem. Kujdes! Këto ushtrime duhet të bëhen gjithmonë, nëse dëshironi të keni, sigurisht, gjithmonë krahë të bukur!

Dobësimi i këmbëve

Përkuljet nga lart-poshtë janë ushtrimet më të mira të cilat duhen bërë nga të gjitha femrat. Nëse jeni duke kërkuar formën e përkryer të këmbëve, atëherë bëni 3 sete me nga 18 përkulje të tilla, të paktën tri herë në javë. Teksa jeni duke parë emisionin tuaj të preferuar në televizor, shtrihuni në shpinë dhe ngrini këmbët nga poshtë-lart, pasi ky ushtrim fokusohet shumë në këmbët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat