Studimi / Burrat preferojnë gratë me flokë kaçurrela: Mishërojnë përsosmërinë

Life style

Studimi / Burrat preferojnë gratë me flokë kaçurrela: Mishërojnë përsosmërinë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:28
Foto Ilustrim

Kaçurrelat tek femrat janë sensuale dhe vënë në pah veçoritë e fytyrës dhe trupit.

Ato tregojnë një karakter të fortë, të vendosur, stimulues dhe asnjëherë të mërzitshëm.

Sipas një studimi, burrat preferojnë më tepër gratë me flokë kaçurrelë ose me onde, shkruan Ogni Giorno.

Ato përshkruhen si femra fatale, shumë më seksi se të tjerat dhe me një bukuri të parezistueshme.

Gratë me flokë kaçurrela ose me onde mishërojnë përsosmërinë thonë meshkujt, por pse?

Kaçurrelat, sipas mendimit të meshkujve në studim, janë natyrisht seksi, ato dërgojnë një thirrje të sensualitetit të egër.

Një thirrje që është e pamundur t’i rezistosh.

Një grua me flokë kaçurrelë ose me onde shihet si një grua e pavarur, sigurisht e komplikuar, por në të njëjtën kohë pa ngurtësinë e komunikimit që kanë shumë gra me flokë të drejtë.

Kaçurrelat sipas tyre identifikojnë gruan pasionante, asnjëherë banale, një temperament të zakonshëm, por me hije të ëmbëlsisë, një përzierje vdekjeprurëse për burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat