Mund të jeni duke i folur fëmijës në mënyrën e gabuar, një udhëzim për prindërit dhe mësuesit

Life style

Mund të jeni duke i folur fëmijës në mënyrën e gabuar, një udhëzim për prindërit dhe mësuesit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Komunikimi me fëmijën shpeshherë, kthehet në një sfidë për prindërit dhe mësuesit. Në përpjekje për ta mbajtur fëmijën nën kontroll, prindërit i flasin në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe të folurën me ton të lartë. Kjo ndodh nga faktor të ndryshëm, përfshirë edhe ngarkesën ditore që prindërit kanë dhe humbjen e durimit kur fëmija nuk e ndryshon një sjellje që e ka gabim.

Pediatrja Lira Gjika, në statusin e saj të rradhës në rrjete sociale, ka shpjeguar një proçes të gabuar komunikimi prind-fëmijë. Duhet të shmangni të bërtiturën nga distanca të largëta dhe ta shikoni fëmijën në sy kur i flisni.

"Prindër, edukatorë, mësues dhe ju të rritur në përgjithësi, kur flisni me fëmijët, duhet të kini një distancë jo më shumë se 150 cm. Shkencëtarët insistojnë se kjo distancë, është distanca optimale për të folur me fëmijën. Duhen evituar të folurat me të bërtitura, nga distanca më të mëdha se 150 cm, apo nga një dhomë në tjetrën, apo kur të rriturit janë jasht mjediseve të shtëpisë dhe fëmija ndodhet brenda dhe anasjelltas.

Distancat e mëdha detyrimisht diktojnë ngritjen e zërit, duke ulur nivelin e seriozitetit dhe duke shtuar shkallën e ankthit tek fëmija. Duhet bërë shumë kujdes me etikën e të folurit me fëmijën, nëse kërkojmë të kemi fëmijë të edukuar. Gjithashtu do të ishte ideale, që gjithë kohës, kur flasim me fëmijën, të përpiqemi ta shikojmë në sy dhe të flitet me zë të qetë. Nëse jemi larg nga fëmija, nuk duhet ta thërrasim, por të ngrihemi dhe t'i shkojmë afër në distancën optimale(150cm) dhe t'i flasim. Prindër mos përtoni, kjo mënyrë të vepruari rrit cilësinë e edukimit të fëmijës, e edukimit jo nëpërmjet frikës, por nëpërmjet respektit të njeriut ndaj njeriut, nëpërmjet njerëzores dhe qytetares."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat